Futboll La Liga Sport

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI ME PËRVOJË/ Barcelona tenton 31-vjeçarin e Çelsit

Barcelonës i duhet patjetër të përforcojë mbrojtjen në merkaton e janarit, pasi aktualisht trajneri Valverde është mjaft i kufizuar në zgjedhjet për këtë repart, për shkak të dëmtimeve.

“Sunday Express” në Angli bën me dije se klubi katalanas po përpiqet të marrë nga Çelsi 31-vjeçarin David Luiz. Braziliani i bluve të Londrës shihet si një alternativë e mirë për gjysmën e dytë të sezonit nga drejtuesit e Barcelonës.

Pak kohë më parë doli në skenë edhe emri i mbrojtësit serb të Zenitit, Branislav Ivanoviç. Është e qartë se Barcelonës i nevojitet me shumë përvojë në prapavijë, ndaj dhe po kërkon ekspertë për pozicionin e qendrës.

Related posts

KREU MARRËDHËNIE INTIME NË TUALETIN E DISKOTEKËS/ Portieri shfryn nervat pas pezullimit: Nuk e dija që…

Delo.autor

DINAMO-PARTIZANI/ Pritet të luhet derbi i kryeqytetit në “Air Albania”, policia me plan masash

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Ylli i Chelsea sulmon Mourinhon: Man United nuk luajti futboll

Isa.Autor

Leave a Comment