Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR “SHPËRTHEN/ Lojtari “flet “pa respekt” për arbitrin e ndeshjes Napoli-PSG

Neymar kritikoi gjyqtarin Bjorn Kuipers pas barazimit 1-1 të PSG me Napolin, duke u shprehur “pa respekt” për të, pas një kartoni të verdhë, në minutën e 90-të. Braziliani, i cili ishte në mesin e performuesve më të mirë të PSG gjatë kësaj sfide, u ndëshkua me të verdhë në kohën e ndalimit të lojës, ndërsa priste të gjuante një goditje të lirë.

Neymar i bëri shenjë Kuipersit për të treguar se lojtarët e Napolit nuk ishin vendosur (në mur) në distancën e duhur, por mori si përgjigje kartonin e verdhë. Ylli i kampionëve të Ligue 1 u përgjigj me një duartrokitje sarkastike ndaj incidentit: “Arbitri më tregoi diçka, që nuk duhet dhe nuk ishte e respektueshme”.

Barazimi i Napolit erdhi nga një penallti e diskutueshme, pasi Jose Callejon dukej në pozitë të dobët për ta çuar përpara aksionin. Lorenzo Insigne realizoi nga pika e bardhë, duke anuluar epërsinë e parë të Juan Bernat. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Pika dhe humbja e Liverpool në Beograd ishin të mjaftueshme për ta mbajtur PSG në garë për kualifikim, pasi kampionët francezë kanë pesë pikë nga katër ndeshje, në Grupin C. Napoli dhe Liverpool kanë nga gjashtë pikë, në krye të grupit.

Related posts

Plot 16 vite nga finalja e viti 2002, Ronaldo “fenomeni” nostalgjik: Vetëm Brazili ka 5

Sadik.Autor

NEYMAR VENDOS TË MOS LUAJË/ Tension i lartë mes PSG-së dhe Barcelonës, ja problemet që krijohen

Delo.autor

NË JANAR DUAN TA LARGOJNË/ Sulmuesi i INTERIT shënon si MESSI kundër Frosinones (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment