Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES ME KOMBËTAREN/ Surpriza e tifozëve të Moldavisë, presin ekipin e tyre në Rinas (VIDEO)

Në një ndeshje si ajo mes Shqipërisë dhe Moldavisë, pakkush do të mendonte se do të kishte interesim nga tifozët e skuadrës kundërshtare për të vizituar vendin tonë.

Por tifozët e Moldavisë, edhe pse të pakët në numër, do të jenë në stadium për ndeshjen e për më tepër, disa prej tyre nuk kanë ngurruar të shkojnë në Rinas për të pritur ekipin.

Një grup i vogël ka qenë i pranishëm në momentin kur Moldavia ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar gjatë natës së kaluar dhe ka takuar disa prej futbollistëve të skuadrës, para se këta të fundit të hipnin në autobus dhe të largoheshin drejt kryeqytetit.

Para gazetarëve moldavë, tifozët kanë shprehur edhe optimizmin e tyre për një rezultat pozitiv.

“Kemi ardhur për të mbështetur ekipin, besojmë te ai se do të bëjë më të mirën për të fituar”, ishin fjalët e tifozëve.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Granada shumë e fortë për Teutën, spanjollët debutojnë me “poker” në Durrës

Delo.autor

LISTA E “FORBES”/ Sportistët më të paguar në botë, Federer mposht CR7 dhe Messi

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Mbyllen 120 minuta: Anglia dhe Kolumbia i drejtohen penalltive

Isa.Autor

Leave a Comment