Futboll Premier League Sport

NGA ANGLIA NË TAJLANDË/ Leicester udhëton 10 mijë km për funeralin e presidentit

Të nesërmen e fitores 1-0 në fushën e Cardiff, skuadra e Leicester ka mbërritur në Tajlandë, për të marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit Vichai Srivaddhanaprabha, që humbi jetën një javë më pas pas një aksidenti me helikopter pak metra larg stadiumit. Funerali do të zgjasë dy ditë, do të nisë sot dhe do të përfundojë ditën e hënë, sipas traditave të Tajlandës dhe në të do të marrin pjesë edhe lojtarët, trajneri Claude Puel dhe stafi i skuadrës së Leicester.

Skuadra e “dhelprave” ka udëdhtuar rreth 10 mijë kilometra ma avion për të mbërritur sot në Tajlandë, ku do të qëndrojë 48 orët e ardhshme dhe të martën pritet të rikthehet në Angli, për t’u përgatitur për sfidën e radhës në Premier League. Të shtunën, skuadra e Leicester fitoi 1-0 ndaj Cardiff dhe skuadra ia dedikoi fitoren ish-presidentit Srivaddhanaprabha, që mori drejtimin e këtij klubi në vitin 2010. Në vitin 2016, Leicester shkroi historinë duke fituar titullin në Premier League.

Related posts

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ DANIMARKËS/ Southgate: Anglia e ka një mundësi të veçantë për t’i bërë të lumtur…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Këta janë 10 golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve “Euro 2020”

F.autor

Juventusi nuk ndalet, i ofron kontratë 5-vjeçare yllit të Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment