Futboll Seria A Sport

NGA GOLAT TEK MUZIKA/ Ish INTERISTI tregon jetën e re si DJ, pritet që të bëhet edhe…

Nëntë gola në Kupën e Botës, Christian Vieri është shënuesi më i mirë i Italisë në kompeticionin më të madh në botë, në nivelin e legjendave si Roberto Baggio e Paolo Rossi.

Koincidencë, asnjë prej tyre nuk ka ndërtuar ndonjë karrierë të madhe pas futbollit, duke marrë drejtime të tjera në jetë, ashtu si po bën Vieri, i cili tashmë është transformuar në DJ, në pritje që të bëhet baba.

“Pas një jave lind vajza ime, është një periudhë fantastike, po zbavitem dhe po punoj, çdo ditë”, thotë ish-sulmuesi në një intervistë të gjatë për The Sun.

Projekti i ri, pas bashkëpunimit me BeIN sports, turneut në beach soçer për bamirësi dhe dy etiketave të modës, tashmë është muzika.

“Quhet BOBO DJ show: kemi një producent muzikor, një këngëtare dhe një trombë, që në klube funksionon në mënyrë perfekte. Është muzikë që na pëlqen, muzikë house, dhe po shëtitim nëpër Itali, përveçse po marrim oferta nga gjithë Europa”.

Vieri DJ, projekt i nisur vetëm para tre muajsh: “E nisa në gusht dhe që atëherë studioj e stërvitem përditë, për disa orë rresht. Është e vështirë, por kur nis diçka nga hiçi nuk është kurrë e thjeshtë. Më pëlqen të remiksoj Barry White, ABBA e hite të tjera të viteve ’70. Një orë e gjysmë spektakël, nuk ka hapësirë për mërzi”.

FUTBOLLI MODERN – “Pagat kanë arritur në qiell, shpenzime skandaloze, por askush nuk ua vë pistoletën në kokë klubeve. I kanë paratë, bëjnë llogatitë dhe blejnë ç’të duan. Është thjesht tregu, shumë i madh, jo vetëm për turnetë, por edhe për fanellat që shiten, biletat e ndeshjeve, të drejtat televizive: klubet e mëdha duhet të blejnë lojtarë të mëdhenj, kështu ka funksionuar gjithnjë”.

“Çati pagash si në NBA? Jo, nuk mendoj se mund të vendoset diçka e tillë. Premier Liga? Mund të shkoja te Chelsea, kur atje shkoi Sven-Göran Eriksson, me të cilin kisha puuar te Lazio. Gjithsesi, në fund vendosa të qëndroja te Milani, isha i lumtur aty. Premier Liga është shumë fizike, në Itali është më e lehtë”.

Related posts

KASTRIOTI-SKËNDERBEU/ Pas një topi të mbetur në zonë, Viktor ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E ÇUDITSHME/ “Duam tre lojtarë që kanë luajtur në Champions”, njoftim absurd për të gjetur përforcime

Delo.autor

DE GEA NUK ËSHTË MË I PAPREKSHËM/ Manchester United mendon ta zëvendësojë me portierin e…

Delo.autor

Leave a Comment