Futboll Seria A Sport

LUKS DHE PARA/ CR7 pushime LUKSOZE në Londër: I bën lekët “rrush e kumbulla” për…

Të enjten pasdite, Cristiano Ronaldo do të kthehet të djersijë nën urdhrat e trajnerit Allegri në fushën e “Continassa”. Ylli portugez i ka shfrytëzuar në maksimum ditët e pushimit, duke u përkushtuar ndaj familjes.

Cristiano Ronaldo, në fakt, siç raportohet nga “The Sun”, kaloi disa ditë në Londër, ku gjithashtu festoi ditëlindjen e parë të vajzës së tij të vogël, Alana Martina. Para se të ndiqte ndeshjen e tenisit midis Djokovic dhe Isner, Ronaldo ka shijuar verën e restorantit ekskluziv “Scott’s”. Asgjë e çuditshme në fakt, nëse nuk do të ishte për çmimin e verës.

Shpenzimi total për dy shishe verë, sa ka konsumuar CR7 me partneren e tij, Georgina, ka qenë rreth 31 mijë euro. Nga këto, 20 mijë euro ka kushtuar shishja e verës “Richebourg Grand Cru” dhe 11 mijë euro shishja tjetër, e markës “Petrus Pomerol”, verë e vitit 1982. Por, jo vetëm.

Cristiano Ronaldo do të qëndronte në një suitë luksoze, e cila kushtonte rreth 10 mijë euro nata. Të gjitha, pa humbur një vizitë në “Hoese Royal Opera”, ku kampioni i Juventusit ka parë në shoqërinë e Georgina baletin “La Bayadere”.

Për të treguar detajet e aperitivit të shpejtë të Cristiano Ronaldos, “The Sun” i është referuar stafit të ” Scott’s”: “Ai nuk kishte rezervuar paraprakisht, por hyri dhe qëndroi rreth 15 minuta. Bashkë me partneren pinë verë, pastaj u larguan për të parë tenisin. Nuk e mbaruan shishen e dytë të verës. Fatura e shpenzuar ishte rreth 27 mijë paund. Kjo ishte tema e diskutimit të restorantit gjatë gjithë natës”.

 

Related posts

Besnikëri e përjetshme apo lamtumirë, mesazhi i Benzema bën Napolin të ëndërrojë

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Kamza: Spektakolar Valdet Rama, shënon 2 minuta pasi futet në fushë

Delo.autor

PËRMBYSJET NË EUROPË/ Teuta vazhdon trendin e papritur të edicionit për klubet shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment