Futboll Premier League Sport

NGA ZERO NË HERO/ Njihuni me misioni i Sarrit për të “shpëtuar” Moratën

Çelsi i Murisio Sarrit po kalon një moment shumë të mirë në këtë fillim sezoni të ri, pasi në 10 takimet e para ka 7 fitore dhe 3 barazime. Edhe pse ende të pamposhtur, trajneri italian beson se ka ende vend për tu përmirësuar, sidomos në repartin e sulmit.

Alvaro Morata është numri 9 i Çelsit dhe sulmuesi kryesor i bluve, por nuk po arrin të tregojë potencialin e plotë të tij, duke shënuar vetëm 4 gola në 11 takime.

Kjo është një mesatare shumë negative, duke pasur parasysh që skuadra e Çelsit ka shënuar 24 gola deri më tani. Sarri ka reputacionin si trajneri që “shpëton” sulmuesit dhe e ka treguar këtë gjë edhe te Napoli.

Emra si Mertens, Higuain, Insinje dhe Milik janë rritur nën urdhrat e trajnerit italian dhe kanë arritur të kapin majat. Misioni i radhës për Sarrin duket të jetë Morata.

Related posts

NGA BESËLIDHJA TEK HELSINKI/ Gati për aventurën e re sulmuesi 22-vjeçar…

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Moratti: Ekipi i Inzaghit funksionon, por Mourinho do të luftojë për…

Delo.autor

BARCELONA-BETIS/ Sulmuesi Dembele shkund trekëndëshin me një “PREDHË” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment