Futboll Sport

SKUADRA KLOPIT E FRIKSHME/ Por Xheko di si t’u shënojë anglezëve

Pas më shumë se dy muajsh, Interi do të gjendet në një pikë që nuk arrin prej një dekade, për të luftuar kundër Liverpulit edhe pse shumë gjëra janë kundër tyre. Zikaltrit e kanë tashmë identitetin e tyre të mirëpërcaktuar dhe kanë bërë për vete ambientin futbollistik me paraqitjet e bëra, por e dinë se ndaj anglezëve duhet më shumë. E nëse do të transmetojë optimizëm, Inzagi mund të mbështetet në shpatullat e Xhekos, që e di mirë si gjendet rruga e golit ndaj të kuqve.

DHIMBJET E KOKËS – Deri në këtë moment defektet duken të pakta: mbrojtja është kthyer në bunker, sulmi është produktiv dhe kreu i Serisë A mbahet i vetëm. Ingranazhet e makinerisë së Inzagit funksionojnë si duhet, por ai e di mirë se njëri prej tyre duhet modifikuar për ndeshjen ndaj Liverpulit.

Përjashtimi i Barelës i privon zikaltrit nga motori i mesfushës në ndeshjen e parë dhe mundësia e pezullimit edhe për sfidën e kthimit, e detyron teknikun të gjejë alternativë. Trajneri duhet të shpikë diçka dhe nga zgjedhjet që ka në dispozicion, duke shmangur një modifikim taktik, kandidati kryesor për të zëvendësuar Barelën është Vidali, për nga përvoja, personaliteti dhe bagazhi teknik, i pari në hierarkinë e mesfushorëve.

Mes zgjidhjeve të mundshme mund të improvizohet një mes Perisiçit e Dimarkos, por është shumë e vështirë të mendohet se Inzagi mund të guxojë eksperimentin përballë anglezëve.

STIMULI XHEKO – Pavarësisht nyjës Barela, Inzagi ka shumë motive për të qenë pozitiv. Lautaro është i paduruar për t’u zhbllokuar në Europë, por mbi të gjithë është një Xheko që kur shikon të kuqtë tërbohet. Numrat dhe precedentët e boshnjakut thonë që Liverpuli është një nga viktimat e tij të prefer uara, me një histori të nisur 10 vite më parë kur me fanellën e Mançester Sitit shkaktonte panik te Liverpuli.

Dy ndeshjet e para nuk arriti të shënonte, por në sfidën e tretë e gjeti rrugën e golit për të mos u ndalur më dhe për të nisur një seri pozitive që do e vazhdonte edhe me fanellën e Romës. 3 gola të gjetur në Angli dhe 3 të tjerë të njëpasnjëshëm me verdhekuqtë, mes të cilëve dy në fazën e 1/8-ave në sezonin 2017-2018.

Në total 6 gola në 12 ndeshje që e bëjnë Xhekon të fundit nga organika të përballur me anglezët, prandaj eksperienca dhe nuhatja e tij do i përcillen patjetër skuadrës, bashkë me dëshirën për të arritur të pamundurën.

Related posts

Rummenige i prish planet Real Madridit përpara finales kundër Liverpool

Sadik.Autor

Nis “finalja” e parakohshme, Franca e Argjentina duan raundin tjetër

Sadik.Autor

PANIK në Romë përpara ndeshjes së Championsit, plagosen tifozët e CSKA-së

Isa.Autor

Leave a Comment