Futboll La Liga Sport

NUK BINDIN/ Kryesim zhgënjyes, BARÇA më e dobët prej një dekade (FOTO)

Kur Reali i Madridit shiti në verë Cristiano Ronaldon, të gjithë menduan se do të ishte një avantazh i madh për Barcelonën, që vijoi fushatën e përforcimeve dhe shpenzoi jo pak.

Megjithatë, pas 12 javëve të para bilanci është befasues, edhe pse Barcelona është në krye. Është LaLiga më e ekuilibruar e thuajse gjithë shekullit të 21-të dhe prej sezonit 2001-2002 (Deportivo, 23 pikë) nuk kishim një lider me kaq pak pikë sa Barcelona në javën e 12-të.

Prej një dekade lideri i kampionatit spanjoll kalonte 30 pikët pas 12 ndeshjeve të para, ndërsa ekipi i fundit që nuk ia doli, duke u ndalur te 29 pikët, ishte Barça e parë e drejtuar nga Pep Guardiola, në sezonin 2008-2009.

Kaq pak pikë (24) Barcelona i kishte regjistruar vetëm në sezonin paraardhës, atë të fundit për Frank Rijkaard në stol. Real Madridi i sezonit të shkuar, që po përjeton një ndër fillimet e sezonit më të dobët në histori, ishte i treti me po aq pikë sa ka në këtë moment Barcelona kryesuese.

Edhe shifrat e golave janë domethënëse, sepse ndonëse 34 gola të shënuar janë në mesataren e dekadës së fundit, 18 golat e pësuar nga Barça janë dyfishi i mesatares së kryesuesve dhe blaugranat nuk pësonin kaq shumë gola që prej sezonit 73-74.

Edhe në rang europian, kryesuesi i La Ligas është më i dobëti i mundshëm, sepse Manchester City, Juventus e PSG i kanë kaluar 30 pikët, ndërsa Barcelona ka 27 pikë në Bundesligë, me 1 ndeshje më pak se Barça.

Related posts

Unitedi bën gati ofertën e parë për Bale, përfshihet edhe Martiali

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONAIT IZRAELIT/ Hyka realizon dygolësh në pjesën e parë (FOTO)

Delo.autor

E thonë statistikat, Mbappe më i mirë se Messi

Delo.autor

Leave a Comment