Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Falë MAMASË së Paqueta vijnë edhe 2 SUPER lojtarë tek MILANI

Lucas Paqueta zotëron një pasaportë portugeze dhe, për rrjedhojë, konunitar. Ky është lajmi i madh që po qarkullon orët e fundit, menjëherë pas celebrimit të martesës që u mbajt në Brazil mes fantazistit të ardhshëm të Milan-it dhe bukuroshes Maria Eduarda Fournier.

Falë origjinës së mamasë së tij, lojtari Flamengos ka pasaportë portugeze dhe kjo do ta lejojë Milani-n të ketë hapësira të mjaftueshme për të lëvizur në merkaton e janarit, pasi do të ketë në dispozicion dy vende të lira për lojtarët jo komunitarë.

Së pari në mbrojtje, ku objektivi i momentit siç raportohet nga “Calciomercato.com”, mbetet Rodrigo Caio, por mbeten në vëzhgim edhe alternativa të tjera për të bërë një goditje të dyfishtë në një pozicion ku ka shumë mungesa. Kështu, rikthehet kandidatura e Stefan Savic, malazezi i Atletico Madrid që ndiqet edhe nga Inter, Juventus e Roma.

Por edhe në mesfushë nevojiten urgjentisht transferime të reja. Ditët e fundit po flitet për një shkëmbim mes Diego Laxalt dhe Leandro Paredes të Zenit. Një tjetër emër që po ndiqet është ai i armenit Henrikh Mkhitaryan të Arsenal, ndërkohë që në sulm mbetet gjithmonë emri i Alexandre Pato, nëse nuk arrihet marrëveshja me Ibrahimovic.

Related posts

Sezoni i ri/ Superkupa luhet me 12 gusht, një javë më pas nis Superiorja

Sadik.Autor

Mobilizohen shqiptarët, mbledhin para për gjobat e Xhakës dhe Shaqirit

Sadik.Autor

PAS DHUNËS NË FUSHË-KRUJË/ Ardjan Takaj: Luajtëm me urdhër, po mendojmë tërheqjen

Delo.autor

Leave a Comment