Futboll

Itali-Argjentinë, ky është rezultati që mungon prej 36 vitesh

Lionel Messi dhe Argentina do ta nisin përgatitjen për Kupën e Botës me një miqësore luksi kundër Italisë. Takimi do të zhvillohet në “Etihad Stadium” të premten në mbrëmje dhe katër ditë më pas “Albiceleste” do të udhëtojë drejt Madridit për t’u ndeshur me Spanjën. “Axurrët”, nga ana tjetër, do të shkojnë në “Wembley” për t’u përballur me Anglinë.

Finalistët e Botërorit të kaluar kanë zhvilluar një fazë kualifikuese zhgënjyese dhe kanë arritur të sigurojnë një vend në Rusi vetëm në javën e fundit të fazës me grupe pas një fitore 3-1 të arritur në transfertë kundër Ekuadorit. Messi me shokë janë trazuar edhe nga ndërrimi i trajnerit dhe tani duket se kanë gjetur qetësi nën drejtimin e Jorge Sampaolit, trajneri argjentinas që pati një eksperiencë pozitive katër vite më parë në Brazil me Kilin.

Ndërkohë, Italia nuk ka pasur fatin e rivalëve të tyre amerikanojugorë. Ata janë mundur në “play-off” nga Suedia dhe nuk kanë arritur të kualifikohen në Kupën e Botës për herë të parë në 60 vite. Kuptohet që “axurrët” janë në rënie duke mos arritur të kalojnë fazën me grupe në dy Botërorët e mëparshëm.

Pavarësisht të gjithë problemeve në fushën e lojës, Italia nuk ka arritur të gjejë një zëvendësues të përhershëm për Gian Piero Ventura-n, i cili është shkarkuar pas “play-off”-it me Suedinë. Ish-trajneri i kombëtares U-21, Luigi Di Biagio, ka marrë përkohësisht vendin e tij dhe do të drejtojë skuadrën në dy miqësoret e marsit.

 

Shifra dhe Fakte

– Argjentina i ka fituar 2-1 dy miqësoret e fundit që ka luajtur kundër Italisë.

– “Albiceleste” nuk kanë pësuar humbje në katër përballjet e fundit me italianët duke marrë 3 fitore dhe 1 barazim.

– Fitorja e fundit e Italisë kundër Argjentinës ka qenë në Kupën e Botës të 1982-it.

– Të dy ekipet kanë shënuar në pesë përballjet e fundit mes tyre.

 

Related posts

MILAN KA GATI PLANIN E MERKATOS/ Ja projekti i Gazidis për sezonin e ri

Delo.autor

NUK NDALEN PROBLEMET/ Zidane merr lajmin e keq para Sevillas, ja ylli që do të mungojë

Delo.autor

NEUER SHKRUAN HISTORINE/ Portieri i Bayern barazon veteranin Buffon dhe Casillas, ja çmimi që merr…

Delo.autor

Leave a Comment