Futboll La Liga Sport

NUK DO TA BESONI/ Inter-Barça mund të fillojë me një rekord milioner

Pesë gola për të vazhduar garën e tyre dhe për të qenë në ndjekje të Juventus, pesë gola për të ndezur ambientin, pesë gola për t’i dhënë një sinjal Barcelona-s: pesëgolëshi kundër Genoa-s e ka karikuar Interi-n në pritje të ndeshjes së Champions League kundër “blaugranava”, një ndeshje që mund t’i vendosë zikaltrit me një këmbë në raundin tjetër. Skuadra e Spalleti-t do të ketë një shtysë më tepër: “San Siro”-n.

Rekord? – Ethet për sfidën kundër Barcelonës rriten orë pas ore dhe tashmë janë gati një seri aktivitetesh para ndeshjes që do të tërheqin vëmendjen e shumë tifozëve: midis tyre është edhe një ndeshje futbolli në sheshin “Palazzio della Regione” (të martën në orën 16:00) midis legjendave të dy ekipeve, ku sigurisht marrin pjesë Zanetti, Julio Cesar, Chivu, Toldo, Puyol dhe Belletti.

Por pritja është e gjitha për “San Siro”-n, që, pas 67 mijë tifozëve të pranishëm për Inter-Genoa, është gati të mbushet plot. Në fakt, pritet të jenë 155 mijë tifozë të pranishëm për ndeshjen e Champions League.

Siç ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”, zikaltrit mund të regjistrojnë një rekord të ardhurash për futbollin italian. Janë akoma edhe disa bileta që kanë mbetur pa shitur, por vija e finishit është shumë afër. Inter-Barcelona mund të jetë një ndeshje rekord.

Related posts

E KRYER/ Bonucci vendos për të ardhmen, mbrojtësi gati për aventurën e re

F.autor

E RËNDË/ U fut të ndante sherrin. Qëllohet me plumb kokës ish-futbollisti i Ajax

Delo.autor

BAJRAMI DREJT MILANIT/ Trajneri i Empolit: Si Benaser dhe Kruniç. Asllani? Ajo që bën është gjë e madhe

F.autor

Leave a Comment