Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Ja klauzola ABSURDE që RONALDO u ka vendosur punonjësve të tij

Për shumë prej nesh, të punosh me Cristiano Ronaldon, do të ishte një kënaqësi. Paga sigurisht do të ishte shumë e lartë, do kishim mundësi për të qenë pranë një legjende të gjallë futbolli, që të frymëzon çdo ditë me punën e tij, do mund të takonin yje të tjerë të futbollit (Messin jo)…

Një punë ideale apo jo? Për hir të së vërtetës jo dhe aq. Ylli i Juventusit dëshiron që ta mbajë jetën e tij personale, shumë private dhe kjo nuk është aspak një ekzagjerim. Për këtë arsye, çdo person që pranon të punojë në shtëpinë e 33-vjeçarit duhet të firmosë paraprakisht një kontratë, me një klauzolë shumë të çuditshme, ku thuhet: Asgjë për jetën private të Cristiano Ronaldos nuk mund të zbulohet deri në 70 vite pas vdekjes së lojtarit apo të të afërmve të tyre. Po, 70 vjet.

Kështu që, se çfarë ndodh brenda atyre katër mureve të “kështjellës” së Ronaldos, nuk do t’i mësojë për një kohë shumë të gjatë. Me këtë klauzolë, me siguri, informacionet që do të zbulohen për jetën e yllit portugez, nuk do të kenë më aspak interes për audiencën…

 

Related posts

U DËMTUA GJATË NDESHJES ME HUNGARINË/ Berat Gjimshiti do mungojë edhe ndaj Polonisë

Delo.autor

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “QATAR 2022″/ Portieri Berisha: I kemi mundësitë për t’i surprizuar, por…

Delo.autor

ÇFARË TALENTI/ Kolaj spektakolar, lojtari SHQIPTAR i shënon edhe Juventusit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment