Futboll Seria A Sport

E VEÇANTË/ Luan kundër INTERIT, por ka një TATUAZH të Marco Materazzit

Ndeshja ndaj Inter do të jetë shumë e veçantë për mbrojtësin e Atalanta-s Gianluca Mancini. “Isha 16 vjeç dhe luaja te të rinjtë e Fiorentina-s, por bëra një tatuazh të numrit 23 në nder të Marco Materazzi-t. Ai ka qenë idhulli im në futboll,” shprehet Mancini për La Gazzetta dello Sport.

“Babai më çoi te studio te tatuazheve. Ai ishte një tifoz i çmendur i Inter. Them ishte sepse tani bën tifo për ekipet që luaj unë. Megjithëse jetonim larg, babai më merrte shpesh në San Siro kur isha i vogël.

“Fillova të admiroj Materazzi-n në Kupën e Botës 2006, pasi më pëlqente mënyra se si luante ndeshjet, fizikaliteti dhe vendosmëria që kishte në çdo aksion. Ai nuk kishte frikë dhe shfaqej gjithmonë në momente të vështira.

“Kam admiruar edhe qendërmbrojtës të tjerë si Nesta, Ramos, Thuram, por Materazzi ka qenë gjithmonë mbi të tjerët për mendimin tim.”

Pra, si do ta përballojë Mancini dhe familja e tij përballjen me Inter të dielën?

“Do të jetë e vështirë. Inter është përforcuar këtë sezon dhe mund të fitojë kudo. Nuk do t’i kemi frikë. Nëse mposhtim Inter, Materazzi nuk do të jetë i lumtur. Por shpresoj të më falë, pasi në fund të fundit numri 23 do të qëndrojë përjetë në lëkurën time.”

 

Related posts

Skënderbeu akoma i varur nga KAS-i/ Por ka plan special për “senatorët”

Sadik.Autor

U MPOSHTËN PAS 16 NDESHJESH NË EURO 2020/ Flet Trajneri Kosovës: Luajtëm ndaj një ekipi të madh…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Më shumë se 20 krerë shtetesh do të ndjekin ceremoninë hapëse

Sadik.Autor

Leave a Comment