Futboll Premier League Sport

NUK DO TA BESONI/ Man United do të ketë një RONALDON në mbrojtje: Ai e ka bindur…

Mbrojtësi i ri i United, Diogo Dalot, ka zbuluar se ka qenë Cristiano Ronaldo që e shtyu të heqë dorë nga Porto për t’iu bashkuar gjigantëve të Premier League.

Ai ka thënë se shpreson të ndjekë hapat e CR7, duke u bërë një legjendë te “Djajtë e Kuq”. Duke folur për yllin e Juventus, ai tha: “Cristiano nuk është nevoja ta përshkruaj, sepse ju e dini se kush është ai. Për mua, me aq sa mbaj mend, ishte frymëzimi për të luajtur futboll dhe sigurisht nëse më pyesni nëse fakti që ai ka luajtur këtu ka ndikuar te zgjedhja ime, sigurisht që do të them po. Mënyra sesi ai luante këtu, mënyra sesi u zhvillua, ishte e pabesueshme”.

Dalot vazhdoi duke thënë se ai dëshiron të ndjekë hapat e tij: “Unë dua ta bëjë atë hap, të përmirësohem dhe të luaj për shumë, shumë vite këtu. Ai është një frymëzim për të gjithë, për çdo lojtar të ri. Ne duhet t’i gëzohemi faktit që kemi një lojtarë si ai në botë dhe duhet ta shijojmë këtë gjë për sa kohë ai luan dhe na jep mundësinë të kënaqemi me futbollin e tij”.

“Ishin vite të bukura për Manchester që pati mundësinë ta kishte në skuadër dhe shpresoj, që një ditë fansat e United të thonë ishte mirë që kishim Dalot në skuadër,” ka thënë mbrojtësi 19-vjeçar.

Related posts

“NUK SHKOJ MË NË KOMBËTARE”/ Befason ylli i Chelsea-t: Më vjen keq për tifozët

Delo.autor

ZYRTARE/ Egnatia “peshkon” tek Shkupi, firmos akordin me mesfushorin Iseni. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

KËSHILLON KYLIAN MBAPPE PËR TË ARDHMEN/ Ish-mbrojtësi Sagna: Ndiq këtë rrugë!

Delo.autor

Leave a Comment