Futboll Shqipëri Sport

NUK MJAFTON FJALA E DUKËS/ FSHF del me komunikatë zyrtare. Ja njoftimi i fundit për PANUCCIN

Vetëm pak ditë më parë, pas ndeshjes miqësore me Uellsin, ishte presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili në një prononcim për TV Klan, deklaroi se tashmë nuk ishte momenti që të ndërronte trajnerin e Kombëtares, duke larguar kështu Kristian Panuçin, duke parë që ndeshjet zyrtare do vinin në Mars.

Por, edhe pse posti i trajnerit të Kombëtares është një ekskluzivitet i Dukës, duke qenë se e vendos ai emërimin dhe shkarkimin në atë post, fjalët e tij publike duket se nuk kanë mjaftuar.

Sot, plot 8 ditë pas miqësores me Uellsin, FSHF ka dalë me një deklaratë zyrtare ku konfirmon sërish trajnerin Panuçi në krye të Kombëtares, edhe pasi presidenti Duka e deklaroi diçka të tillë. Më poshtë, njoftimi i sotëm nga FSHF.

Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.

Capture

Related posts

Gjeste të pahijshme në stadium/ Ja sa e paguan FIFA Maradonën për çdo ndeshje

Isa.Autor

JUVENTUS FESTON 10-VJETORIN E STADIUMIT/ Ja shifra kolosale që u ka sjellë impianti gjatë një dekade…

Delo.autor

REALI FILLON NGA PUNA PËR MERKATON/ Bën gati planin për afrimin e sulmuesit portugez të Premier Ligës

F.autor

Leave a Comment