Futboll Seria A Sport

RIVALITETI NË DISTANCË/ E ardhmja dhe Ibrahimovic, HIGUAIN i merr “fjalën” Gattusos

Në vigjilie të sfidës ndaj Dudelange në Europa League, në konferencën për shtyp të Milanit është prezantuar trajneri Gennaro Gatuso dhe sulmuesi Gonzalo Higuain. Objektivi është detyrim: fitorja ndaj luksemburgezëve, për të shkuar më pas në transfertën greke, në sfidën e fundit të grupit.

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, edhe pse jemi shumë më lart se ata, ndaj rrezikojmë zhgënjimin, duke paguar më pas pasojat. Fakti që ditën e pushimit 60-70% e lojtarëve u prezantuan në stërvitje do të thotë shumë. Ndeshje të lehta nuk ka, na mungojnë disa lojtarë, por grupi është i shëndetshëm dhe është fuqizuar. Janë të aftë, veshin këpucët për të ngjitur malin dhe nuk përtojnë. Duhet vijuar në këtë rrugë”.

Pasi ka mënjanuar temën e sulmeve të ministrit Salvini dhe ironinë e Patrice Evra, drejtuar fotos së Bonuccit, më pas, diskutimi ka “rrëshqitur” te Higuain. “Ka një aftësi dhe e di edhe ai: është i fortë dhe e di si jetohet në dhomat e zhveshjes, duke bërë grup. Kur ai nervozohet dhe shfryn, e vuan gjithë skuadra këtë humor. E mbajmë shumë fort, duhet të bëjmë më shumë për të”.

Në konferencë foli edhe Higuain, që nuk luajti ndaj Lazios dhe do të kthehet në Europa League, për të munguar më pas ndaj Parmës, si pasojë e skualifikimit. “Kam shumë dëshirë të kthehem. Deri sa të kem dëshirë të praktikoj këtë sport dua të ndihmoj ekipin. Shpresoj të kontriboj dhe të kem mësuar nga gabimi me Juven. Shpresoj të kthehem të shënoj dhe ndihmoj shokët. Jemi stërvitur mirë”.

Argjentinasi flet edhe për raportin me trajnerin: “Raport i shkëlqyer, jemi të ngjashëm në karakter. Kemi një muaj të rëndësishëm përpara pushimit të Krishtlindjeve, duam të qëndrojmë në zonën Champions. E ardhmja? Trajneri tha se nuk dua të largohem: më qartë se sa kaq… nuk ndihem një yll, dua të ndihmoj ekipin. Ibra? Lojtar i madh, ashtu si Cutrone, që ka një të ardhme të ndritur. Po, për merkaton flet Leonardo”.

Related posts

“MË DHA INFORMACION…”/ James Rodriguez tregon të vërtetën, zbulon si e bindi Luka Modric

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SAMPDORIAS/ Ronaldo bën histori në Serie A

Delo.autor

CARLETTO MAZZONE/ Trajneri që fitoi gjënë më të shtrenjtë: dashurinë e popullit!

Isa.Autor

Leave a Comment