Futboll Premier League Sport

OFERTA E UNITED/ Skriniar dhe shuma rekord që do të bindë Inter-in

Manchester United duhet të përpiqet më shumë për të marrë mbrojtësin e Interi-t, Milan Skriniar, pasi oferta prej 59 milionë euro u refuzua nga milanezët. “Djajtë e kuq” duhet të paguajnë një shifër rekord për sllovakun, i cili është një nga mbrojtësit më të mirë në Seria A dhe ka qenë në vëzhgimin e klubeve të mëdha europiane.

Jose Mourinho e pëlqen prej kohësh 23-vjeçarin dhe sllovaku konsiderohej si një alternativë për të përforcuar qendrën e mbrojtjes së United gjatë verës. Skriniar e ndihmoi Interi-n të rikthehej në Champions League dhe ka qenë në krye të klasifikimit si lojtari me më shumë duele të fituara në kampionatin italian.

“Gazzeta dello Sport” ka shkruar se “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Barcelona-s dhe Real Madrid-it për të siguruar shërbimet e sllovakut, do t’u duhet të rrisin ndjeshëm ofertën e tyre fillestare.

Më saktësisht, United do të duhet të thyejë shumën rekord 84 milionë euro që u pagua nga Liverpool për Virgil van Dijk janarin e kaluar, duke e bërë holandezin mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë. Ky është kushti i vetëm që duhet plotësuar për të bindur Inter-in.

Related posts

Zyrtare: Wesley Sneijder transferohet te Al Gharafa SC

Q.Autor

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati nuk po gjen hapsirë tek Barcelona, ja shkaku

Delo.autor

Lucas Biglia: Argjentina pa Leo Messin është një ekip normal

Q.Autor

Leave a Comment