Futboll Kosova Sport

Kosova për fitore në Maltë, Challandes: Dua motivim si në Prishtinë!

E ardhmja ndërtohet në të tashmen, ndaj edhe Kosova do të përpiqet që të marrë 3 pikë në Maltë, për të ruajtur vendin e parë në grup.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandesderi tani ka arritur dy fitore dhe dy barazime, ndërsa kanë mbetur edhe dy përballjet e fundit, ajo në Maltë ndaj ekipit vendas dhe Azerbajxhanit, në Prishtinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencën për shtyp përpara përballjes në Maltë. Ai u ndal te e ardhmja e Kosovës, por edhe aktualiteti. “Fakti që kam zgjedhur Kosovën do të thotë se besoja te potenciali i kësaj kombëtareje dhe se mund të ndërtojmë diçka. Më pëlqen të ndërtoj diçka. Nuk besoja se do të arrinim kualifikim në Ligën e Kombeve, por ja që kemi këtu”.

“Kemi një ekip të ri dhe me potencial dhe nëse flasim për synime afatshkurtra, atëherë sigurisht është që të mbajmë vendin e parë në grup. Por, duhet të mendojmë edhe për të ardhmen, për të ndërtuar diçka, si kualifikimin në Europian, ashtu edhe Botëror”.

Kosova ende nuk ka fituar jashtë fushe, Challandes ka një mendim: “Nuk e kam menduar këtë gjë. Me tifozë ose pa tifozë, për mua nuk bën diferencë. Përpiqem t’u jap futbollistëve mesazhin që duhet të fitojnë kudo. Nuk është e lehtë të luash jashtë dhe djemtë e dinë. Përgatitja e ndeshjes është njësoj. Ndoshta mungon motivimi, sepse kur luajmë në Prishtinë, entuziazmi bën diferencën për lojtarët. Duhet të bëjmë më mirë se sa në Ishujt Faroe”.

Ndaj Maltës të gjithë presin fitore, por Challandes përdor tonet e ulëta: “Në karrierën time, kurrë nuk kam thënë ka ndeshje të lehtë. Eshtë filozofia ime. Jo se nuk besoj te Kosova”.

Në fund, siguria do të jetë maksimale në këtë përballje që do të zhvillohet në “Ta’ Qali”, ku priten të jenë 4000 tifozë të pranishëm.

Duke qenë se ka shumë serbë që punojnë në Maltë, mund të ketë edhe ngacmime të karakterit nacionalist.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Trafikonte LËNDË NARKOTIKE, dënohet me 18 vite BURG

Isa.Autor

“O kapiten, kapiteni im, pse nuk erdhe të hash mëngjes me ne”, mesazhi prekës i futbollistit për Astorin

Q.Autor

HUMBJA ME GOLEADË NDAJ HOLANDËS/ Dridhet stoli i Gynesh, Turqia ëndërron një trajner kampion bote

Delo.autor

Leave a Comment