Futboll Shqipëri Sport

Panucci “arnon” kombëtaren/ Ja si pritet të jetë formacioni anti-Uells (FOTO)

Pas disfatës turpëruese 3 ditë më parë ndaj Skocisë, Shqipëria kërkon të tregojë forcën e saj në miqësoren e mbrëmjes së sotme ndaj Uellsit.

Atmosfera në kampin kuqezi nuk është ndër më të mirat dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet pas fishkëllimave të tifozëve në “Loro Boriçi”. Kritikat kanë qënë të shumta në këtë periudhë, jo vetëm kundër Christian Panuccit, por edhe ndaj disa futbollistëve që me veprimet e tyre në fushë kanë zhgënjyer. I ndikuar nga performanca e fundit e disa lojtarëve, kundër Uellsit të Ryan Giggs, Panucci pritet të hedh në fushë një formacion me ndryshime të mëdha.

Rotacioni do të nis që nga porta, me Strakoshën që do të marr fanellën e Etrit Berishës në katërkëndësh. Në krahun e djathtë do të rikthehet Hysaj, ndërkohë që në të majtë do të pozicionohet Veseli. Qendra pritet të jetë totalisht “fringo”, me Dermaku e Ismajli që do të luajnë pas shpinës së Bashës. Mesfushori i AEK-ut është i përzgjedhuri i Panuccit për të prishur aksionet e kundërshtarëve, ndërkohë që mesfusha do të formohet edhe nga katër emra të tjerë.

Memushaj e Kaçe do të jenë ata që do bëjnë rolin e fantazistit, ndërsa fanellë titullari do të marrin edhe Grezda e Uzuni. Maja e sulmit do t’i besohet Bekim Balajt, me shkodranin që do të ketë detyrën e vështirë, të thyej mbrojtjen uellsiane. Kjo nuk është hera e parë që Panucci vjen me ndryshime në formacion, por ndryshe nga herët e tjera është i detyruar të “arnojë”.

Formacioni i mundshëm:

Related posts

Lukaku shënon gol kundër Swanseasit

Sadik.Autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Zhbllokohet sfida ne “Loro Borici”, Dilaver realizon nga pika e bardhë e penalltisë (VIDEO)

Delo.autor

Milani i hap rrugë SHITJES së BONUCCIT, TENSIONOHET situata në klub (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment