Formula 1 Sport

PAMJE TË FRIKSHME/ Aksidenti i çmendur në Macau, SHIKONI si pilotja adoleshente i shpëton VDEKJES (VIDEO)

Edhe pse 6 persona përfunduan në spital pas aksidentit të frikshëm që pësoi sot pilotja 17-vjeçare gjermane Sophia Floersch, për fat asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Përmes një komunikate zyrtare, organizatorët e garës së Formula 3 të zhvilluar sot në Macau, bënë me dije se të gjithë personat janë nën vëzhgimin stafit mjekësor.

Makina e Sophia Floersch pas aksidentit

Përveç pilotës adoleshente, që ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore, në spital përfunduan edhe 2 fotografë, një kameraman, një komisar i garës si dhe një pilot tjetër, japonezi Sho Tsuboi. Makina e Floersch fluturoi në 3 metra lartësi, duke kaluar barrierën mbrojtëse dhe u përplas me një strukturë ku po qëndronin njerëzit e medias.

Pilotja 17-vjecare gjermane Sophia Floersch

Incidenti ndodhi në një kthesë, me makinën e pilotes që humbi kontrollin me shpejtësinë 170km/orë dhe impakti ishte vërtet i frikshëm. Kjo situatë solli ndërprerjen e garës dhe një kaos të madh mes pjesëmarrësve, organizatorëve dhe fansave, por për fat gjithçka përfundoi pa viktima.

17-vjeçarja Sophia Floersch, nga spitali, në faqen e saj zyrtare “Twitter” shkroi: “Jam mirë, por nesër do të operohem. Falënderoj të gjithë ata që janë shqetësuar për mua, për mesazhet që më kanë dërguar”. Buletini mjekësor shprehet se organet jetësore të pilotes funksionojnë mire, e cila ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore.

Related posts

KRIZA PREJ COVID-19/ Ja shuma marramendëse që i ka kushtuar Japonisë shtyrja e Olimpiadës

Delo.autor

NGA ERA ISTREFI TE FLORI DHE AURELA GAÇE/ Zbulohen këngëtarët që do të përformojnë në inaugurimin e stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Nico Rosberg rikthehet në pistë, do të garojë në Formula E

Sadik.Autor

Leave a Comment