Futboll Sport

PAS DËMTIMIT/ PSG njofton se çfarë po ndodh me Neymar

Duhen të paktën edhe 7 javë për ta parë sërish “yllin” brazilian, Neymar, në fushën e blertë.

Sulmuesi i PSG-së do ta vijojë fazën e riaftësimit në Brazil, por do të mbetet nën mbikëqyrjen e rreptë të stafit mjekësor të klubit parizien.

Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit kampion të Ligue 1 shkruhet: “Neymar Jr do ta vazhdojë riaftësimin në Brazil, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të PSG. Klubi ka vendosur ta dërgojë Neymar Jr në Brazil për 10 ditë. Sulmuesi do të largohet këtë të enjte, i shoqëruar nga një ekip mjekësor i PSG, për të vazhduar trajtimin specifik, që e ka nisur tashmë në Paris dhe Barcelonë, që nga fundi i janarit. PSG tregon përsëri mbështetjen e plotë për Neymar Jr dhe përshëndet vendosmërinë që ai ka treguar nga fillimi i riaftësimit nga dëmtimi”.

Neymar u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës, më 23 janar, ndaj Strasbourgut.

Braziliani ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje të Ligue 1, përpara se të dëmtohej.

Ky dëmtim është i ngjashëm me atë që pësoi në një fazë të njëjtë të sezonit 2017-2018.

 

Related posts

PO PËRJETON NJË MOMENT TË VEÇANTË/ “Gardiani” Buffon drejt rinovimit, nuk tërhiqet pa thyer rekordin e Ballotta

Delo.autor

Thibo Kurtua larg Chelsea? Klubi londinez jep mesazhin e rëndësishëm (VIDEO)

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ronaldo “MAGJIK”, ndëshkon Cagliari-n me 2 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment