Futboll Sport

PAS SUKSESIT HISTORIK/ Kosova një vit e gjysmë larg ëndrrës Euro 2020

Kosova ka arritur një sukses historik, duke u renditur e para në grupin e vet të Ligës së Kombeve dhe duke u promovuar në Ligën C të këtij kompeticioni. Tashmë, verdhekaltrit do të ndeshen me Maqedoninë në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Ligës D, për kualifikim direkt në “Euro 2020”.

Pas përfundimit të kualifikimeve të rregullta, që do të mbahen në vitin 2019, Kosova do të jetë pjesë e “play-off”-it të Ligës D në mars 2020. Aty do të marrin pjesë katër fituesit e katër grupeve të kësaj lige. Në këtë rast janë Gjeorgjia, Bjellorusia, Kosova dhe Maqedonia.

Në “play-off” luhen dy gjysmëfinale dhe një finale për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për në Europian. Në gjysmëfinale përballet ekipi më i mirë nga këto katër përfaqësuese me atë më të dobëtin, bazuar në pikët e marra në këtë ligë. I dyti luan me të tretin. Dy ekipet e para kanë përparësinë e fushës vendase në gjysmëfinale, ndërsa për finalet do të hidhet short për fushën ku do të luhet.

Kështu, e para është Gjeorgjia, me 16 pikë, Maqedonia e dyta, me 15 pikë, Kosova e treta, me 14 pikë dhe Bjellorusia e fundit, po e 14 pikë, por për shkak të golaverazhit më të dobët është e katërta.
Bazuar në këtë qasje sportive, Gjeorgjia do të luajë me Bjellorusinë, ndërsa Kosova do të udhëtojë drejt Maqedonisë.

Related posts

“FINALJA” NË PREMIER LEAGUE/ Liverpool merr lajmin e madh në prag të fundjavës

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid “shtyn”Gareth Bale për të kaluar tek…

Delo.autor

“RONALDO NA KA SHPËTUAR PËRSËRI”/ Shaw i “çmendur” pas CR7: Ja çfarë bën para çdo ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment