Basketball

Real Madrid dikton në EUROLEAGUE, fitojnë edhe ekipet turke

Real Madrid vijon të dominojë Euroleague në basketboll për meshkuj, duke korrur fitoren e tetë sezonale. Kampionët e Europës fituan 89-76 ndaj Gran Canaria në derbin spanjoll, duke udhëhequr renditjen me 16 pikë të plota. Sfida e zhvilluar në Madrid u dominua nga basketbollistët e skuadrës “merengues”, që triumfoi falë 20 pikëve e 10 rebound të Randolph, më i miri në fushë. Një marshim fantastik i Real, që hedh një hap të madh drejt play off-it.

Një tjetër derbi zhvilluar ishte ai mes dy ekipeve turke, ku Fenerbahce fitoi me lehtësi 100-79 ndaj Darussafaka Stamboll. Suksesi i shtatë për nënkampionët e Europës, që ruajnë ritmin e Real. Fenerbahce e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren, me 5 lojtarë që realizuan mbi 13 pikë, çka e bën të rëndësishme lojën kolektive të ekipit turk.

Jashtë fushe fiton Olympiacos, që mundi 72-62 Bayern Mynih, sfidë e vendosur në 10 minutat e fundit, ku grekët u shkëputën dhe korrën një fitore të rëndësishme. Leday me 12 pikë e 12 rebound bëri diferencë në parket për miqtë. Fiton edhe Anadolu Efes, që mundi 90-77 Maccabi, ndeshje e dominuar nga turqit, që e merituan fitoren. Dunston e Pleiss realizuan nga 14 pikë secili, duke qenë vendimtarë për turqit në këtë fitore.

Euroleague – Raundi i 8-të

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 90-77

Fenerbahce – Darussafaka Stamboll, 100-79

Bayern Mynih – Olympiacos, 62-72

Real Madrid – Gran Canaria, 89-76

21 nëntor, Khimki Moskë – Buducnost, ora 18:00

21 nëntor, CSKA Moskë – Zalgiris Kaunas, ora 18:45

21 nëntor, Panathinaikos – Barcelona, ora 20:00

21 nëntor, Armani Milano – Baskonia Gasteiz, ora 20:45

Related posts

NBA/ Fitorja ndal Lakers nuk shpëton trajnerin e Minnesota

Delo.autor

“EURO LEAGUE” BASKETBOLL/ Debutuesit e Buducnost “leksion” kampionëve të Real Madrid

Delo.autor

SUPERSTAR NË PARKET/ JA pse LeBron James vlen 450 milionë dollarë

Isa.Autor

Leave a Comment