Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJA ME KUKËSIN/ Kamza pa portier në stol, një talent nga akdemia pritet nga Gjoka

Kamza do të përballet sot pak pas mesditës me Kukësin, në takimin e radhës të javës së 14 të Superligës. Skuadra, që tashmë drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka, do të kërkojë të fitojë përballjen ndaj verilindorëve, duke marrë tre pikë në shtëpi. Ekipi përgjithësisht është i plotë për këtë takim, por mungesa më e rëndësishme është ajo e portierit Ilir Avdyli. Ky i fundit ka pasur një fatkeqësi familjare dhe ndodhet në Kosovë, ndërkohë që titullar për takimin e orës 14:00, do të jetë ish-zëvendësi i Buffonit, Mario Kirev.

Ky i fundit do të luaj ndeshjen e parë me Kamzën, që pas ardhjes së tij në Shqipëri. Edhe pse është shprehur se nuk do të dëshironte të ishte kështu debutimi i tij, Kirev është i detyruar të luajë në këtë përballje, pasi në stolin e Kamzës, pas Avdylit, ai është emri i vetëm që trajneri mund të thërras për portën.

Në fakt është situatë disi e çdutishme, pasi mungesa e Avdylit dhe aktivizimi i Kirev në përballjen ndaj Kukësit, do të bëj që në stolin e Kamzës të mos ketë asnjë emër tjetër alternativë për portën.

Burime për Telesport, bëjnë me dije se klubi është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin, dhe sytë janë hedhur nga ekipi i të rinjve. Mësohet se nëse do të lejohet nga FSHF-ja, në stolin e Kamzës gjatë ndeshjes me Kukësin pritet të jetë 15-vjeçari, Endri Doçi, që aktualisht stërvitet dhe luan me Kamza U-15 të trajnerit Ergys Luga.

Ndërkohë përballja e sotme është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kamza vjen pas humbjes së dy javëve më parë ndaj Kastriotit, ndërsa Kukësi nga barazimi me Teutën. Në fazën e parë ishte skuadra verilindore ajo që doli triumfuese me rezultatin minimal 1-0. Kukësi renditet në vendin e gjashtë për momentin me 21 pikë, ndërsa Kamza në vendin e parafundit me 8 pikë.

Related posts

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Sadik.Autor

TRONDITET ATLETICO MADRID/ “Cholo” Simeone ka menduar divorcin pas nëtë vitesh me “colchoneros”

F.autor

ÇFARË FUTBOLLISTI/ BARÇA dhe REALI në garë për SUPER TALENTIN brazilian

Isa.Autor

Leave a Comment