Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRBALLJA ME SKOCINË/ Mavraj flet si lider, Panuçi: Nesër duhet të shënojmë patjetër

Christian Panucci, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit i ka kërkuar lojtarëve gola në ndeshjen e nesërme përballë Skocisë. Në konferencën për mediat nga Shkodra, Panucci tha se Shqipëria duhet patjetër të fitojë ndeshjen e radhës.

“Nesër duhet të shënojmë patjetër. Krijojmë raste, por nuk shënojmë. Lojtaret nuk duhet ta pranojnë faktin që nuk shënojmë gol. Me Skocinë duhet të fitojmë patjetër ndaj duhen golat”, deklaroi Panucci në konferencë ku ishte i pranishëm dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Duke u ndalur tek lojtarët, trajneri i kuqezinjve tha se Grezda ka disa probleme, por ka kërkuar që të luajë

“Formacionin do ta përcaktoj nesër sepse kam dyshime. Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret”, tha Panucci.

Shqipëria përballet nesër me Skocinë në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndërkaq Mavraj që do të jetë kapiteni i Shqipërisë kundër Skocisë i ka dhënë të drejtë trajnerit Panuçi dhe tha se tani duhet të ndreqin gabimet.

“Trajneri ka të drejtë kur thotë që na mungon komunikimi. Kemi pësuar gola për fajin tonë, duhet të korrigjohemi. Detyra jonë është të ndreqim gabimet individuale. Kemi punuar shumë te goditjet standarde ku kemi pësuar shumë. Duhet të mbrohemi me 11 vetë, duhet të jemi 11 kapitenë në fushë”, deklaroi Mavraj.

Related posts

12 GOLA NË 15 NDESHJE ME NORVEGJINË/ Talenti Haaland i pakënaqur me mesataren e tij: Kaq nuk mjafton

Delo.autor

YLLI IGRISI KARTONIN GJYQTARIT SPAHIU/ Ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit…

Delo.autor

Golovin: Jam i nderuar nga interesi i Juventusit, por dua të përqendrohem në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment