MMA Të tjera

“PËRBALLJE TITANËSH”/ “BISHA” më i frikshëm në planet do të ndeshet me ‘Hulkun Iranian’ (FOTO)

Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019. Martyn Ford, 2 metra i madh, kishte nënshkruar me organizatën polake të MMA-së, KSW.

Dhe duket se tani ai është gati për ndeshjen e tij të parë.

Po flasim për Sajad Gharibi i cili peshon 154 kilogramë. Burri sa një mal – i njohur në botë si “Hulku Iranian” – është një ish-bodibuilder dhe ka një përvojë në mundje.

Gharibi thuhet se ka nënshkruar kontratë me KSW dhe se ai tashmë është i gatshëm të luftojë në një ndeshje masive të MMA-së më 2019. Ford foli kohët e fundit për LADbible rreth transicionit të tij në MMA dhe se si ky ndryshim ishte shumë “natyral” për të.

“Gjithmonë kam qenë shumë garues, dhe më pëlqen ta sfidoj veten. Jam vetëm pak budalla, apo jo?”. Ai shtoi: “Unë personalisht gjithmonë tentoj të jem sa më profesionist”.

Ford foli edhe për ndeshjen e UFC 229 mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Ai tha: “Sjellja… ajo më zhgënjeu. E kuptoj, por kur ke ndikim të tillë, duhet të kesh kujdes. Mendoj se McGregor është një luftëtar fantastik dhe nganjëherë bën skena, por kur je me kaq ndikim, besoj se duhet të kesh më shumë përgjegjësi për veprimet e tua”.

Related posts

GRAND SLAM “US OPEN”/ Roger Federer kualifikohet në rundin e tretë

Delo.autor

“SHIHEMI NË TIRANË ME SUPER PËRBALLJE”/ Marku s’e diskuton francezin: Nuk ishte ndeshja që doja

Delo.autor

FORMULA 1/ Red Bull paralajmëron rivalët: Ky sezon i çuditshëm na jep titullin

Delo.autor

Leave a Comment