Futboll Seria A Sport

PEREZ “TËRBON” GATTUZON/ REALI futet në garë për SPANJOLLIN e MILANIT

Protagonist ndaj Genoas por sidomos në këtë fillim sezoni, ku deri tani ka shënuar katër gola në kampionat dhe ka dhënë 7 pasime për gol (më i miri në Europë), Jesus Fernandez Saez është duike ngjitur Milan në nivele të larta dhe vazhdon të shkëlqejë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Kombëtarja e Spanjës tashmë e sheh pjesë integruese të grupit. Numri “8” kuqezi, që këtë sezon e ka nisur me këmbën e duhur dhe është përmirësuar jashtë mase, në merkaton e verës ishte një hap nga largimi, por gjithçka më pas u zgjidh. Klauzola prej 40 mln eurosh ende është në fuqi, sigurisht, ndaj edhe disa klube janë duke e vëzhguar procesin e rritjes së tij.

Sipas “Sportmediaset”, Suso ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Atletico Madrid, por edhe të Real Madrid, aq sa Florentino Perez është dashuruar personalisht me futbollistin. Numri “1” blancos e konsideron futbollistin 25 vjeçar si objektiv të rëndësishëm.

Pikërisht për t’u mbrojtur nga kthetrat e Real Madrid, Milani ka një plan. Leonardo dhe Maldini, gjatë këtyre muajve, do të provojnë të ulen në tavolinë me agjentin e spanjollit për të rritur klauzolën duke e çuar në 60 mln euro, ose ta heqin.

Jo vetëm Suso. Edhe Franck Kessie ndiqet nga West Ham, që në janar po përgatit 35 mln euro. Në Kinë e mbulojnë me flori, por afrikani ka refuzuar dhe do të qëndrojë në Europë, aty ku PSG e pëlqen, por fair play financiar e bllokon. Arsenali në sfond, por në fillim duhet të shesë.

Related posts

JUVENTUS-ATALANTA/ Mbrojtja “bardhezi” e çmontuar, Zapata shtang Sarrin (VIDEO)

Delo.autor

Nuk po gjen sulmues/ REALI kërkon rikthimin e LOJATRIT VRASTAR, gati 40 milionë euro

Isa.Autor

“KUSH NUK DO TA DËSHIRONIN ATË NË EKIP”/ Kandidati për president: Neymar i ka dyert e hapura tek Barcelona, por duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment