Futboll Premier League Sport

Ish-“ylli” i Arsenalit thur elozhe për SHAQIRIN: Blerja më e mirë e Premier League

Jurgen Klopp me vendimin që mori për blerjen e Xherdan Shaqirit nuk është kritikuar pak gjatë verës. Tifozët dhe opinioni sportiv ishin shumë dyshues tek aftësitë e zvicerianit me origjinë shqiptare. Por, deri më tani ai po “shpërblen” me fjalë të mira trajnerin e tij me këto paraqitje të mira që po bën.

Ish-mesfushori i Arsenal-it, Paul Merson, e ka zgjedhur shqiptarin e Liverpool-it, Xherdan Shaqirin, si transferimin më të mirë të sezonit, për shkak të çmimit të ulët të tij dhe jo vetëm. “Shaqiri është i pari që më erdhi në mendje. Për çmimin që pagoi Liverpool-i për të dhe për mënyrën se si ai ka arritur të përshtatet, mendoj se ka bërë punë shumë të mirë”, ka thënë Merson.

Ai ka deklaruar madje: “Mendoj se ka qenë një gjë shumë e mirë të punojë me Jurgen Klopp. E kemi parë Kloppin duke i bërtitur kur nuk luante aq mirë dhe ai i është përgjigjur menjëherë me gola”.

Related posts

E BUJSHME/ Interesime në Spanjë, Francë dhe Itali. Bare nës mes të udhëkryqit

Delo.autor

INTER-SPEZIA/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren e 6 rradhazi në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË MAQEDONINË E VERIUT/ Ish-mbrojtësi i Tiranës realizon një SUPER GOL “alla Quaresma” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment