Champions League Futboll Sport

PËRFUNDON RAUNDI I PESTË/ Skuadrat që siguruan kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar raundi i pestë i Ligës së Kampionëve dhe tashmë 7 nga 8 skuadrat e mundshme e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Por, vetëm Real Madridi është skuadra e cila kalon në fazën tjetër si e para e grupit G, pasi mposhti Romën me rezultat 0-2

Për shumicën e skuadrave nga Grupi E deri në Grupi H do të luajnë ndeshjet e gjashta për prestigj derisa disa të tjera do të kenë mundësi që edhe të kalkulojnë për ndeshjet e radhës.

Nga Grupi E, kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve e ka siguruar skuadra Bayern Munich dhe Ajax.

Ajaxi fitoi me rezultat 2-0 në Athinë sonte për të siguruar kalimin tutje në fazën tjetër, ndërkaq Bayerni e deklasoi Benfican me rezultat 5-1 në Allianz Arena.

Momentalisht në vendin e parë është Bayern më 13 pikë, kurse dy më pak ka Ajax. Cila skuadër do të shkojë e para në këtë grup, mbetet të shihet në ndeshjen pas dy jave në Amsterdam ku Ajaxi e pret Bayernin në Amsterdam Arena. Në rast fitoreje të Ajaxit, holandezët do të dalin të parët në grup, ndryshe dy rezultatet e tjera bëjnë që grupin ta fiton Bayerni. Ndërkohë Benfica pritet që të luajë në Europa Ligë, kurse lamtumirë garave europiane i ka thënë AEK’u i Athinës.

Në Grupin F vetëm Manchester City e ka të sigurt kalimin tutje.

City barazoi me rezultat 2-2 sonte në Lyon duke u ngritur në kuotën e 10 pikëve, ndërkaq Lyonit i duhet një barazim ose një fitore në Shakhtar Donetsk për të kaluar tutje. Në rast se fiton Shakhtar, atëherë nga Grupi F si i dyti kualifikohet skuadra ukrainase. Lyon mund të dalin të parët në tabelë, nëse Hoffenheim arrin të befasojë Cityn në ndeshjen e fundit në Etihad Stadium dhe francezët të fitojnë në Ukrainë. Ndryshe, Shakhtar mund të luajë nga sezoni i ardhshëm në Europa Ligë, pavarësisht rezultatit City- Hoffenheim në ndeshjen e fundit.

E vetmja skuadër që e ka siguruar kualifikimin si e para në grup është Real Madridi. Los Blancos fituan sot në Romë me rezultat 2-0, një rezultat që i dërgon ata në kuotën e 12 pikëve, 3 më shumë se Roma që ka nëntë. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së fundit mes Romës dhe Viktoria Plzen dhe nëse Reali humbet kundër CSKA Moskës, ata kanë siguruar kalimin si të parët në grupin G. Ndërkohë Roma, kualifikohet si e dyta. Dy ndeshjet e fundit mund të përcaktojnë vetëm skuadrën që do të luan në Europa Ligë, që është Viktoria Plzen ose CSKA e Moskës.

Në grupin H po ashtu kemi dy skuadrat që do të kalojnë tutje dhe është Juventus me Manchester United. Juventus ka 12 pikë pas fitores 1-0 kundër Valencias dhe do ti duhet ndeshja e fundit që ta konfirmojë vendin e parë në grup, kurse Manchester fitoi sonte 1-0 kundër Young Boys, fitore kjo që e dërgon në 1/8 e finalës Djajtë e Kuq.

Juventus shkon në Zvicër për ndeshjen e fundit kurse United në Valencia, e cila do të garojë në Europa Ligë vitin e ardhshëm.

Related posts

Roma rrezikon të humbasë tre lojtarë kyçë ndaj Barcelonën

Sadik.Autor

Kërcënon Ibrahimovic: FIFA nuk mund të më ndalë

Sadik.Autor

Chelsea-Bournemouth/ Zhbllokohet sfida, shënon Willian (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment