Futboll Shqipëri Sport

PIKANTE/ Dikur VLERËSOHEJ sa CR7, ja historia e SHQIPTARIT që mezi pret të vijë tek KOMBËTARJA

Në Britaninë e Madhe nuk luan vetëm lojtari i Kombëtares Eros Grezda, por dhe një shqiptar tjetër. Zeli Ismaili. 24-vjeçari aktivizohet me ekipin e Walsallit në kategorinë e tretë futbollit anglez.

Por, djaloshi nga Kukësi në adoleshencë kishte premisa të mëdha për t’u kthyer në njërin prej yjeve më të mirë të Anglisë. Kjo mund të duket e pabesueshme, por gjatë kohës që ai ishte pjesë e ekipit të Wolverhamptonit djaloshi pëflitej se kishte një vlerë prej 114milionë €, por e çuditshmja është se ai nuk ka qenë në dijeni të këtyre spekulimeve.

Ai është një djalë modest, i përkushtuar dhe fjalëpak. Fusha është shtëpia e tij dhe për të mendon gjatë gjithë kohës. Ismaili ka patur shansin të luajë në krah dhe të yllit të sotëm të futbollit Dele Alli, i cili është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Europë.

“Unë nuk e di kush është ai që e ka caktuar këtë shifër për mua. Nuk e ndjek median për të parë këto gjëra. Vetëm përqëndrohem te loja ime. Të jem i sinqertë, nëse do ta shihje këtë në gazetë dhe të vijë te unë do të mendoje: ‘ Le të shohim se për çfarë është i zoti’. Njerëzit gjithmonë do të kenë opinionet e tyre, por unë luaj vetëm ndeshjen time”, deklaron në intervistë Ismaili për median e njohur britanike “Sky Sports”.

Pas disa tentativash për t’u stabilizuar te MK Dons, Burton, Notts County, Cambridge, Oxford, 24-vjeçari ka ardhur më në fund te skuadra e Walsall, ku tashmë është kthyer në titullar.
Familja e tij emigroi në Angli kur ai ishte fëmijë i vogël dhe në “atdheun e futbollit”, Ismaili u formua si lojtar.

Ai ka folur dhe për kontaktet me Kombëtaren e Shqipërisë dhe lidhjen e tij me vendlindjen dhe për përkrahjen e pakushtëzuar që i jep familja e tij.

“Ata më mbështesin shumë, sidomos babai. Nëse bëj një ndeshje të mirë, ai është i pari që më lavdëron. Nëse bëj një ndeshje të keqe, ai është i pari që më del në krah.
Shqipëria më ka kontaktuar dy herë. Një herë ka qenë sezonin e kaluar, por ekipi i Bury nuk më la. Ata thanë se isha i dëmtuar, por më pas më kërkuan që të luaja të dielën për ta.

Ata më kanë dërguar mesazhe disa herë. Më thonë: ‘ Vazhdo kështu dhe do të kesh rastin të thirresh me Kombëtaren. Do të ishte një moment i madh nëse do t’i përfaqësoja ata”, shpreh djaloshi shqiptar.
Ndërsa për ambiciet, ai përfundon duke thënë:

“Dua të shënoj më shumë gola, por edhe të asistoj më shumë. Duam të përfundojmë në krye të renditjen në fund të sezonit, ose ndoshta në fazën e play-off”, shprehet Ismaili.
Dështimet e eksperiencës me disa huazime nuk do të thotë se Ismaili nuk duhet të ketë ambicie në karrierë, ndoshta edhe për të shkuar më tej. Gabimet apo eksperiencat zhgënjyese mund të shërbejnë për të nxjerrë mësime dhe për të krijuar forcën dhe karakterin e duhur për t’u bërë një lider.
Përulësia e tij është për t’u marrë shembull.

Related posts

“TIRONA, MBYTE BEOGRADIN…”/ Kur Gent Muça festonte me ultrasit “bardheblu” pas një derbi kundër Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfimi special i Starovës: Gabova me Moxhin, Batha luante kur të tjerët s’e donin

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË MESFUSHË/ Bindet Inter, gati oferta për talentin 19-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment