Futboll Seria A Sport

PIKETOHET MESFUSHORI ITALIAN/ Drejtuesit e MILANIT gjejnë zëvendësuesin e BIGLIAS

Emergjenca e dëmtimeve te Milani, që në mesfushë duhet të bëjë pa shërbimet e Lucas Biglia, i cili do të mungojë për 4 muaj, ka detyruar drejtuesit e klubit të gjejnë një zëvendësues gjatë merkatos së janarit.

Në listën e Leonardos dhe të Maldinit ka përfunduar Stefano Sensi, që aktivizohet te Sassuolo, i cili shikohet si alternativa e duhur për mesfushën, pasi përveçse për të zëvendësuar Biglian, është edhe një element i të ardhmes.

23-vjeçari kontrata e të cilit skadon në vitin 2020, deri më tani ka koleksionuar 7 prezenca në formacionin e De Zerbit dhe gjithashtu është grumbulluar në kombëtaren Italiane nga Mancini, për sfidat ndaj Portugalisë dhe SHBA-ve.

Related posts

ACAROHEN GJAKRAT/ KHABIB kërcënon ASHPËR UFC-në: Do ta lë këtë sport nëse nuk e lejoni…(FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Barcelona PRANON ta shesë yllin e skuadrës për 125 milionë euro

Isa.Autor

“DUAM TRE PIKËSHIN ME ÇDO KUSHT”/ Martini: Ne bëjmë analizë pas çdo ndeshje, ja nga se i druhem Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment