Futboll Seria A Sport

SUPER TALENTI ITALIAN/ Chelsea kërkon të nënshkruajë me “PIRLON E RI”

Zonja dhe zotërinj, po ju prezantojmë me Sandro Tonali, një mesfushor qendre i cili ka lindur në Lombardia të Italisë! Ai luan për Brescia dhe ndër pikat e forta të lojës së tij janë pasimet e sakta, aftësitë me topin dhe situatat kreative gjatë lojës. Ju kujtojnë dikë këto karakteristika?

18-vjeçari është versioni i ri i Andrea Pirlo, i ngjashëm me të edhe në pamjen e jashtme.

Tonali është nën radarin e Chelseas me Mauricio Sarri që e sheh mesfushorin si një opsion alternativ për Jorginho. Edhe Juventus ka shfaqur interes për “Pirlon e ri”, ku “Zonja e Vjetër” e ka vlerësuar £17 million, por sipas Goal. Com, “Blutë” janë treguar më këmbëngulës që të marrin italianin në “Stamford Bridge”.

Tonali, i cili ka bërë 19 paraqitje për klubin pasi bëri debutimin në gusht të vitit të kaluar, është vlerësuar si një nga të rinjtë më premtues. Shfaqjet e tij në Kampionatin Europian U-19 tërhoqën vëmendjen e disa prej klubeve më të rëndësishme, sidomos për faktin se është një “kopje” e Pirlos kur ishte i ri. Muaj më parë, edhe Roma me Inter kanë kontaktuar me lojtarin.

Nëse ai do të zgjidhte Juventus, si Pirlo disa vite më parë, atëherë historia do të përsëritej. 19-vjeçari është bërë pjesë e listës së Roberto Mancini për ndeshjet e ardhshme të Italisë kundër Portugalisë dhe SHBA. Mbajeni mend këtë emër…

 

Related posts

MALLORCA-REAL MADRID/ Zidane synon të marrë sërish kreun (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse

Isa.Autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Nga trajneri tek lojtarët, Vllaznia në udhëkryq prej… ankandit

Delo.autor

Leave a Comment