Futboll Premier League Sport

PO ÇMEND GLOBIN/ Man City i vë syrin talentit 14-vjeçar që luan në ekipin e parë

Manchester City është duke vëzhguar talentin Fernando Ovelar. Velar shënoi në Superclasicon e Paraguait gjatë fundjavës së kaluar, megjithëse është vetëm 14 vjeç. Sulmuesi i Cerro Porteno, i cili është dy muaj larg ditëlindjes së 15-të, ka shënuar golin që zhbllokoi rezultatin ndaj rivalëve Olimpia, pasi kishte debutuar vetëm një javë më parë.

Velar është lojtari më i ri i historisë që luan në kampionatin e parë të Paraguait dhe kampionët e Premier League janë duke vëzhguar progresin e tij.

Paraguai pritet ta grumbullojë me ekipin e U-18 së shpejti. Cerro Porteno nuk do ta shesë në Europë, por City mund të propozojë që të qëndrojë aty në formë huazimi dhe të transferohet pas dy viteve.

 

Related posts

KURA E VEÇANTË/ Mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

F.autor

MONTELA NUK E HARRON MILANIN/ Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Isa.Autor

I DHA FITOREN KUKËSIT/ Rexhinaldo: Jam sulmues, por ja pse lëviz në të gjithë…

Isa.Autor

Leave a Comment