Futboll Kategoria Superiore Sport

PASOJAT E TËRMETIT NË “SELMAN STËRMASI”/ Tirana merr inxhinier për të kontrolluar stadiumin para derbit

Tërmeti që ra disa ditë më parë në kryeqytet tregoi disa plasaritje në suvatim edhe në tavanin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Gazeta kontaktoi burime zyrtare në klub dhe ata bënë me dije se impianti është vëzhguar nga një grup pune i ndërtimit, teksa me anë të një inxhinieri është konstatuar edhe problemi që ka ekzistuar.

fusha selman stermasi1

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një gabim të bërë në të shkuarën me fugat (hapësira mes dy trarëve) në pjesën e tavanit. Gjatë lyerjes në impiant, fuga është mbuluar me suva të lehtë e cila ka rënë pas tërmetit.

Selman Stermasi Termeti

Gabim që është konstatuar dhe nuk do të përsëritet. Është pastruar edhe pjesa e dëmtuar dhe tanimë impianti nuk shfaq më asnjë rrezik. Është gati për të mirëpritur organizimin e ndeshjeve të tjera në vijim të të gjithë sezonit.

Related posts

RUSI 2018/ De Gea i shpëton karrierën Karius-it, realizon gafën e Botërorit

Sadik.Autor

LUFTA PËR FANELLËN/ Rei Manaj sfidon Breithueitin, ja të paprekshmit dhe të skarcuarit e trajnerit Kuman

Delo.autor

INTER PRANË NËNSHKRIMIT ME YLLIN GJERMAN/ Fillojnë bisedimet mes klubeve

Delo.autor

Leave a Comment