Futboll Kategoria Superiore Sport

“ËSHTË E GJITHA MUNGESË EKSPERIENCE”/ Flet trajneri Daja pas disfatës: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Partizanit

Skënderbeu u mposht nga Partizani me rezultatin 3-1. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri Daja u shpreh:

“Janë një sërë gjërash që unë nuk dua të justifikohem. Taipi erdhi 1 orë para pasi kreu rezonancën. E kishim përgatitur ndeshjen me Taipin. Esien dhe Elezi bënë një paraqitje dinjitoze. Bregu ishte me temperaturë. Mungesa e Krasniqit, s’po përmend Muzakën. Brenda në lojë kishim lojtarë 18 dhe 19 vjeçarë. Me një ekip si Partizani, me atë kontingjent, e kishim të vështirë. 2 golat e parë mund të ishin të evitueshëm. Në momentin që kërkuam të reagonim, erdhi ai gabimi në vendosje diagonal. Pastaj gjithçka u mbyll.

Mbrojtja e tretë më e dobët në kampionat. Çfarë do ndodh në janar?

Reparti që është kompozuar më vonë ka qenë mbrojtja. Sot luajmë me ditën në pozicion jo natyral. Luajmë edhe me Pëllumbin që nuk është në atë pozicion. Unë do të theksoja, që kemi një ndeshje me Kukësin që ishte po e njëjta mbrojtja. Kukësi goditi vetëm 1 herë portën. Kemi probleme në mbrojtje, jo vetëm për shkak të lojtarëve, por edhe të mosfunksionimit të filtrit të parë.

Vuajtët shpejtësinë e Partizanit apo mbrojtja juaj është e ngadaltë?

Nëse preson lartë, ke probleme me ekuilibrat. Problem që ne kishim është se Dita ka një kohë ndërhyrje të mesfushorit, që është e ndryshme nga e mbrojtësit. Mungesa e eksperiencës bëri që të merrnim një top të gjatë mbas shpine. Pëllumbi vjet ka luajtur qendermbrojtës. E kishim parë Partizanin, e kishim trajtuar dhe ndërrimin e krahut. Është e gjitha mungesë eksperience. Duhet t’i mbështesim lojtarët e rinj, kjo është politika e klubit.

Ja vlen të investohet te Oto Xhon?

Unë përmenda disa emra që ia vlen të investohet. Janë vetë individët që e meritojnë. Doja të përgëzoja 18-vjeccarin Elezin. Te Oto Xhoni do ta shikoj problemin më me qetësi. Oto Xhon duhet ta fitoj vetë fanellën. Në atë post kemi dhe Krasniqin që është një nga pikat më të forta të ekipit. Shanset duhet t’i shfrytëzojë kur i jepen.

Mos duhej ndonjë lojtar tjetër në mesfushë?

Edhe kur ushtronim presing në linjat anësore, ndoshta duhet të kishim një kohë më të shpejt. Arrinim ta vinim kundërshtarin në presing. Ishte pamundësia e Bregut për t’i shkuar manovrës për shkak të gjendjes shëndetësore. Deri dje ka qenë Taipi që bënte manovrën që duhej. Esieni e zëvendësoi për shkak të dëmtimit. Duhet kohë që lojtarët të jenë pjesë e manovrës.

A pate frikë nga goleada?

Të drejtosh Skënderbeun sot, mund të kesh edhe frikën e goleadës. Sot nuk e ndjeva këtë frikë, Partizani e lëshoi territorin. Frika e vetme ishte se kishim c’balancim të ekuilibrit kur shkonim sipër. Me kalimin e kohës lojtarët e morën lojën në kontroll.

Related posts

NJË DITË PAS BOJKOTIT TË STËRVITJES/ Ja vendimi që marrin lojtarët e Skënderbeut

Delo.autor

E FUNDIT/ MILANI në “ankth”: UEFA jep njoftimin e rëndësishëm për “Djallin”, do të ketë…

Isa.Autor

Guardiola: Sfida ime më e madhe, të zhduk dominimin e Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment