Futboll La Liga Sport

PO KALON PERIUDHË TË MIRË TE BARCELONA/ Mesfushori hap derën e kthimit në Bundesligë

Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitiç, nuk e ka përjashtuar kthimin në Bundesligë një ditë, duke e konsideruar kampionatin gjerman si një kompeticion të veçantë për të luajtur futboll. Kroati kaloi tri sezone me Schalke, duke shënuar 16 gola në 135 ndeshje, para se të bashkohej me Sevilla, në vitin 2011.

Nga atje, ai u bë një nga mesfushorët më të qëndrueshëm të La Liga-s, duke fituar një transferim prej 20.8 milionë dollarësh në “Camp Nou”, tri vite më vonë. Dhe, ndërsa ai hodhi poshtë mundësinë për t’i lënë Blaugranët verën e kaluar, pas interesimit të PSG, ideja e kthimit në Gjermani, para se të tërhiqet nga futbolli, nuk është jashtë mundësive.

Duke folur për “Goal” dhe “Spox” nga një ngjarje e “Adidas” në Herzogenaurach, ai tha: Ne do të duhet të thërrasim Niko (Kovac), ose ndoshta të shohim nëse Manu (Neuer) mund të bëjë diçka me Uli Hoeness!

Bundesliga ka qenë gjithnjë diçka shumë e veçantë për mua. Gjithmonë e kam ndjekur atë kampionat, fillimisht si djalë i vogël (tifoz) dhe më pas kam luajtur atje, për tri vite. Koha ime te Schalke ishte e veçantë, do të shohim nëse kthehem përsëri.

Nuk besoj se kam nevojë për përshtatje… (qesh), pasi për mua, Bundesliga është ende një nga ligat më të mira. Veç Bayernit, Dortmundit dhe Schalke, ekzistojnë edhe skuadra të tjera të nivelit të lartë”.

Tani për tani, Rakitic mbetet i angazhuar me Barçën, me marrëveshjen e tij aktuale, që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2020-2021.

Related posts

Icardi me statistika më të mira se Ronaldo e Higuain

Sadik.Autor

11 VITE PRITJE! Milani shpallet KAMPIONE e Italisë, zbret nga froni Interin

F.autor

CHELSEA-JUVENTUS/ Ja cili do të vendosë drejtësi në super sfidën e mbrëmjes…

Delo.autor

Leave a Comment