Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ France Football: Strakosha në formacionin e javës në Europa League

Thomas Strakosha është duke u shndërruar çdo ditë në idhull të tifozerisë së Lazios. Ai është shpëtimtari i skuadrës laciale në shumë ndeshje, së fundi e bëri dhe Ligën e Europës. Në sfidën kundër Olimpikut të Marsejës, dy pritje vendimtare të portierit shqiptar, i dhanë tre pikë Lazios.

Për këtë arsye shtatlarti i portës kuqezi dhe asaj të Lazios, ka marrë vlerësime të mëdha  në mediat italiane. Por jo vetëm. I fundit vlerësim mëse i merituar, vjen nga Franca. Është prestigjiozja “France Football”, që e ka përzgjedhur Thomas Strakoshën në formacionin e javës në UEFA Europa League.

Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të saj, “France Football” e vendos Strakoshën në portën e formacionit ideal të Ligës së Europës, duke i bërë dhe këtë koment: “Lazio mori 6 pikë nga gjashtë të mundshmet kundër Olimpikut të Marsejës, duke fituar 2-1 në “Olimpico”, pas 3-1 në “Velodrome”.

 Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Njie e devijuar nga Marusiç)”-shkruan gazeta franceze.

Related posts

NDEZ ËNDRRAT E “KUQEZINJVE” ME DEKLARATËN/ Ylli i Real Madrid: Milan? Nuk e di se çfarë do të ndodhë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sadio Mane përfiton nga një gafë e gjermanëve dhe ndëshkon për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Roma zyrtarizon trajnerin e ri, ja detajet e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment