Futboll La Liga Sport

PRESIDENTI KËRKON RIGJENERIMIN E REALIT/ Perez ka në vëzhgim pesë “diamantet” e Premier League

Florentino Perez merr frymë lirisht. Pas një serie rezultatesh negative që do të mbahen mend gjatë tek Real Madrid, ardhja e Solari-t ka sjellë një frymë të re për presidentin.

Tashmë janë arritur tre fitore të njëpasnjëshme pas largimit të Julen Lopetegui-t dhe stmosfera në dhomat e zhveshjes është përmirësuar. Real Madrid u rikthye të jetë përsëri i njëjti. Megjithatë, këto ndjesi të mira nuk e ndalojnë qëllimin e Florentino-s për të spastruar skuadrën.

Një skuadër e mbushur me ego dhe polemika, ku ka shumë “mollë të kalbura” dhe shumë të tjerë që janë në fund të karrierës. Perez, sipas “Don Balon”, kërkon gjak të ri në “Santiago Bernabeu”.

Kështu, presidenti i madrilenëve ka hedhur sytë drejt Premier League për të përforcuar ekipin. Kampionati anglez është një destinacion i përhershëm për vëzhguesit e Real-it, të cilët kanë propozuar një listë me pesë “gurë të çmuar” që mund të përmirësojnë ndjeshëm ekipin në verë.

Lojtari tek i cili insistojnë më shumë është Brahim Diaz. Futbollisti spanjoll i Manchester City është një nga futbollistët më të kërkuar në botë. Tashmë luan për kombëtaren U-21 dhe është pjesë e ekipit të parë. Megjithatë, nuk ka minutat që do të donte për të luajtur dhe po kërkon një rrugëzgjidhje. Kontrata e tij mbaron verën e ardhshme.

E njëjta gjë ndodh me Phil Foden. Mesfushori anglez është një nga lojtarët më premtues që ka nxjerrë futbolli britanik. Vetëm 18 vjeç, ka debutuar me kombëtaren U-21 dhe me ekipin e parë. Kontrata e tij përfundon në 2019-ën dhe kërkon të largohet drejt një ekipi që i garanton më shumë minuta për të luajtur. Edhe Borussia Dortmund është shumë e interesuar për të.

Emri i tretë është ai i Ryan Sessegon. Sulmuesi anësor është titullar i padiskutueshëm te Fulham që në moshën 16-vjeçare. Tani, 18 vjeç, është një nga pikat kyçe të ekipit. Prej shumë sezonesh ka refuzuar ofertat e ekipeve të mëdha, sepse ëndrra e tij ishte të luante me skuadrën e zemrës në kategorinë e parë. Por nëse ata bien në kategorinë e dytë, pasi Fulham ndodhet në vend të fundit, asgjë nuk do ta ndalte largimin e talentit të tyre më të madh.

Për ta mbyllur, dy lojtarë që nuk kanë debutuar ende me ekipin e parë dhe që do të vinin në Madrid për të përforcuar ekipet e moshave: Bobby Duncan dhe Curtis Jones. Dy lojtarë të Liverpool. I pari, kushëriri i Gerrard, u mor në verë nga Manchester City dhe ekipe si Borussia Dortmund e ndjekin nga afër. I dyti është premtimi i madh i “Të Kuqve” dhe pritet që Klopp t’i japë mundësinë për të debutuar së shpejti.

Related posts

Tirana rikthehet aty ku i takon, Halili: Kjo nuk kalon lehtë…

Sadik.Autor

“TIRANA PO GABON SI PARTIZANI”/ Starova: Nuk më kanë bërë përshtypje blerjet e bardhebluve

Delo.autor

Deschamps i EKZALTUAR/ Ja çfarë thotë trajneri i Francës pasi eliminoi Belgjikën

Isa.Autor

Leave a Comment