Futboll Kategoria Superiore Sport

Prezantimi i trajnerit të ri të Kamzës, pritje e veçantë për Cordella-n

Prezantimi i trajnerit të ri të Kamzës, Ernest Gjoka dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Fabio Cordella, do të ndodhë ditën e mërkurë prej orës 11:00. Të dy kanë marrë përsipër një mision të vështirë, atë të shpëtimit të ekipit të Kamzës në Kategorinë Superiore. Interesant është fakti që italiani Cordella ka pranuar këtë pozicion, duke ditur dhe CV e tij. Ai ka qenë drejtori i Juventusit për rajonin e Amerikës së Jugut, ndërsa ka mbajtur këtë pozicion dhe te skuadra e Honved në Hungari.

Italiani ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri dhe është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga drejtori sportiv, Andi Matraxhiu. Ky i fundit ka bërë të ditur ardhjen e italianit me anë të një postimi në “Intagramin” personal. Kamza nuk duket e dorëzuar, por shpreson që të kthehet në rrugën e duhur. Afrimi i Gjokës dhe Cordella-s e tregon më së miri ambicien e klubit të drejtuar nga presidenti Naim Qarri për të qëndruar në Superiore.

“Shumë njerëz këto muaj më kanë pyetur se si mund të qëndroj larg futbollit. Në fakt, nuk mundem. Kam vendosur të pranoj ofertën e Kamzës, të cilët i falenderoj për mundësinë dhe do të jem drejtor i përgjithshëm i skuadrës. E nis këtë aventurë me shumë entuziazëm dhe pasion. Ne kemi një projekt të rëndësishëm për të ndërtuar, le ta bëjmë!“, – shkruante Cordella në Instagramin e tij në momentin që mori përsipër drejtimin e ekipit të Kamzës.

View this post on Instagram

Molte persone in questi mesi mi chiedevano come facessi a stare lontano dal mondo del calcio.. e infatti non ci riesco. È più forte di me. Ho deciso di accettare l’offerta della FC Kamza che ringrazio per l’opportunità e dunque sarò il loro nuovo direttore generale. Inizio questa nuova avventura con molto entusiasmo e con tanta passione. Abbiamo un progetto importante da costruire, darò tutto me stesso come sempre. • • A lot of people these months asked me how I could stay away from football.. and I actually can’t. I’ve decided to accept FC Kamza's offer, which I thank for the opportunity and therefore I will be their new General Manager. I start this new adventure with a lot of enthusiasm and a lot of passion. We have an important project to build, let’s do it. • • • ———— Follow the journey @fabio_cordella _________ • • • • #fabiocordella #football #seriea #fckamza #kamza #dg @piero8047

A post shared by Fabio Cordella (@fabio_cordella) on

Related posts

KLUBI I CHELSEA-T MERR VENDIMIN/ Kontratë e re dhe 150 milionë paund për merkaton, ja dhuratat për Tuchel…

Delo.autor

MPOSHT KONKURENCËN ME INTER/ Kampionët e Italisë gati shifrën 50 milion euro për yllin…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin me përmbysje West Ham dhe marrin kreun

Delo.autor

Leave a Comment