Boks Të tjera

REVANSHI KLITSCHKO-JOSHUA/ Ukrainasi reagon për rikthimin në ring

Ditët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim të mundshëm të boksierit ukrainas Wladimir Klitschko në ring, që duket se është gati të zhvillojë revanshin me kampionin e botës në peshën e rëndë Anthony Joshua. Por ish-menaxheri i Klitschko, Bernd Boente, ka thënë së fundi se ukrainasi nuk ka për t’u rikthyer në ring, deklaratë që duket se është hedhur poshtë nga vetë ish-kampioni i botës.

Wladimir Klitschko, në një mesazh në rrjetet sociale shkruan: “Që kur jam tërhequr nga sporti, unë dhe vëllai im kemi qenë aktivë në fusha të ndryshme të jetës. Por asnjëri nga ne nuk ka nevojë për një menaxher personal”.

Joshua do të duelojë sërish më 13 prill të 2019-ës, kur në stadiumin “Wembley” të Londrës do të mbrojë titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO. Por ende nuk dihet emri i rivalit të tij, teksa është përfolur se edhe Klitschko (42 vjeç) është mes kandidatëve, bashkë me Oleksandr Usyk, apo fituesi i duelit me Wilder dhe Fury. Por, së fundi, i mandatuar nga WBO është boksieri Kubrat Pulev.

Joshua e Klitschko kanë dueluar mes tyre në prill të 2017-ës, në “Wembley”, me britanikun që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë, ndërkohë që kjo ishte sfida e fundit e ukrainasit, që më pas u tërhoq nga sporti.

Related posts

Dumoulin fiton etapën e parë të Xhiros, Zhupa e mbyll i 158-ti kronometrin

Sadik.Autor

MOTO GP/ Progrese për kampionin e botës, rikthimi në pistë më pranë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Malago tremb sportin me deklaratën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment