Champions League Futboll Premier League Sport

PROBLEME SHËNDETËSORE PËR SULMUESIN/ Mane rrezikon të mos luajë ndaj PSG-së

Sulmuesi Sadio Mane nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të një sëmundjeve dhe kjo mund ta privojë atë nga udhëtimi me skuadrën drejt Parisit për ndeshjen e së mërkurës.

Mane luajti dhe çoji diferencën e Liverpool-it në 3-0 ndaj Watford gjatë fundjavës, pas asistit të dhënë te Salah në minutë të 67-të. Gjithsesi senegalezi gjatë 24 orëve të fundit është ndjerë i dobët fizikisht dhe mund të humbasë përballjen me PSG-në për Champions League.

Vendimi final do të merret pas stërvitjes së sotme para se të fluturojnë drejt kryeqytetit francez, gjithsesi duke pasur parasysh përkujdesjen e Klopp në të tilla raste, me shumë mundësi do t’i lerë sulmuesit kohë për të marrë veten.

Mane ishte programuar për të qenë në konferencën për shtyp para ndeshjes në krah të Klopp. Një element kyç jo vetëm në konferenca, por edhe në fushën e blertë, pasi një fitore do t’i kualifikonte për fazën e të 16-tave, por një barazim apo humbje do t;i linte të varur nga ndeshja e fundit ndaj Napolit në Anfield.

Related posts

Si u paraqit Serie A përgjatë 2017. Nga titulli i 6-të radhazi i Juventusit tek Napoli ‘Kampion Dimri’

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Neymar është i lumtur me eksperiencën në Paris, Leonardo përshpejton operacionin

Delo.autor

KAMPIONATI EUROPIAN U-21/ Përcaktohen gjysmëfinalistët, Italia eliminohet pabesisht (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment