Futboll Shqipëri Sport

PROBLEMET ME STADIUMET/ Vritet gara dhe cilësia e futbollit shqiptar, FSHF-ja shikon “sehirë”

Kanë mjaftuar 11 javë nga Kategoria Superiore për të kuptuar shumë shpejt se në këtë sezon do të ketë probleme të mëdha me terrenet sportive ku zhvillohet futbolli i elitës në vendin tonë. Diskutime e shume në lidhje me zhvillimin e takimit të javës së 12-të mes Laçit dhe Skëndërbeut nxorri edhe një herë zbuluar atmosferën dhe cilësinë e futbollit shqiptar sikurse njollosi edhe pune disa vjeçare të FSHF-së.

I papranueshem ky precedent nisur nga fakti që disa nga ekipet që marrin pjesë në superligë nuk kanë stadium. I tillë është situata tek Partizani i cili prej vitesh nuk ka stadium. Po ashtu edhe Kukësi, së fundmi edhe Laçi nuk plotëson kushtet minimale për të zhvilluar një ndeshje.

Pa harruar edhe Kastriotin i cili simbolizon të gjithë klubet që vijnë nga kategoria e parë dhe detyrohen që të lujanë jashtë “shtëpisë” së tyre.Ky është padyshim një tjetër sinjal alarmi për cilësinë e këtij kampionati, duke llogaritur se disa klube kanë bërë investime të mëdha për përbërjen e skuadrës dhe kërkojnë minimalisht kushtet e favorshme për të kërkuar atë që synojnë.

Klubet ndoshta nuk e kuptojnë se ajo do t’ua bëjë të vështirë të shprehin vlerat e tyre cilit do prej lojtarëve për të cilin kanë shpenzuar miliona që ta afrojnë gjatë kësaj vere.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

E PIKETOI PANUCCI/ Talenti 23-vjeçar nxjerr blof Shqipërinë, ja aryeja

Delo.autor

“ÇMENDET” MILANI/ Ideja e fundit për merakton, kërkojnë rikthimin e një LEGJENDE

Isa.Autor

“MAMAJA IME KA…”/ Sulmuesi Aubameyang zbulon arsyen e mungesës në dy ndeshjet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment