Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS “ZJARR” SEZONIN E RI/ Tirana mposht me “POKER” Skënderbeun në “Selman Stërmasi”

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Skënderbeun në javën e parë.

Dopieta e Majkëll Ngo dhe golat e Behiraçes dhe Limajt, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, ndërkohë që për korçarët realizuan Zhan Viktor dhe Mensah.

Vlen të theksohet se kjo sfidë i pati të gjitha, gola, spektakël, kartona të kuq, penallti të anuluar nga VAR-i si dhe nuk munguan gafat e portierëve. Në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.

Dalja me karton të kuq e Zguron në fillimin e pjesës së dytë “fiku” korçarët, teksa ishin kryeqytetasit ata që dominuan, duke realizuar edhe 3 gola.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Holandë-Irlandë e Veriut premtojnë spektakël

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRINË/ Plotësohen çiftet për raundin e tretë, mësoni 4 përballjet që rezervon shorti

Delo.autor

SHQIPËRI-UELLS/ Kuqezitë triumfon me përmbysje në miqësoren me uellsianët

Delo.autor

Leave a Comment