Futboll Shqipëri Sport

QENKA E PAPARË/ Gazetarja SHQIPTARE bëhet komentatorja e parë e futbollit (VIDEO)

Jemi mësuar që gjithmonë zëri i cili komenton ndeshjet të jetë ai i një burri dhe kjo është bërë thuajse diçka normale dhe madje duket disi e pamundur për të paramenduar një zë femre që komenton lojën më popullore në botë.

Por, Qëndresa e ka thyer këtë tabu në gazetarinë sportive. Qëndresa Krelani, shqiptarja nga Kosova nuk është thjesht një gazetare për t’i shtuar bukurinë studiove sportive por është komentatore e ndeshjeve të futbollit dhe një analiste shumë e mirë.

Gazeta “Evropa e Lirë” ke realizuar një video përmes së cilës prezantohet Qëndresa si komentuesja e parë e futbollit në Kosovë e Shqipëri.

E njohur si “Qeqa”, komentatorja punon në radion publike “Radio Kosova” dhe ajo shprehet se është inspiruar nga babai i saj, ish futbollisti i ndjerë Fatlik Krelani.

Krelani shprehet:

Kur babi ka qenë futbollist e kanë pyetur se çka do të dëshirojë të bëheshe po të mos ishe futbollist, ai ka thënë që ëndrra ime është të jem gazetar sportiv. Kështu që unë si duket po e dërgoj në fund amanetin e tij ose misionin e tij të dëshiruar që nuk ka mundur ta bëjë për shkak se ka qenë futbollist.”

Related posts

Çiklizëm / Ky është shqiptari i vetëm që pedalon në “Giro d’Italia”

Sadik.Autor

VLERËSIME TË SHKËLQYERA PË PORTUGEZIN/ Zgjedh 35-vjeçarin si më të mirin e botës në rolin e tij

Isa.Autor

DHUNA DHE INCIDENTET NË DERBI/ Reagon klubi i Tiranës: Ftojmë “Demat” të bashkëpunojnë, mos bëni…

Delo.autor

Leave a Comment