Futboll Seria A Sport

E MASAKRUAN ME THIKË KASAPËSH/ Ylli brazilian ishte ende gjallë kur i PRENË organet gjenitale (FOTO)

Hetimet për vrasjen e futbollistit brazilian, Daniel Correa, po vazhdojnë ende. Së fundi, është bërë e ditur se braziliani kishte qenë ende i gjallë kur vrasësit ia kishin masakruar organet gjenitale me një thikë kasapësh.

E gjithë kjo ngjarje kishte filluar kur Correa kishte shkuar në shtëpinë e vrasësit për ditëlindjen e vajzës së këtij të fundit. Ai kishte fjetur me gruan e vrasësit, nënën e vajzës që e kishte ditëlindjen.

Correa i kishte dërguar një shoku të tij në Whatsapp foto të tij në shtrat me gruan e vrasësit, Edison Brittes, i cili sapo i kishte parë këto mesazhe ishte zemëruar shumë dhe bashkë me tre burra të tjerë e kishin lidhur Correan dhe e kishin futur në bagazhin e makinës.

Fillimisht, plani kishte qenë vetëm për ta tredhur Correan, mirëpo kur Brittes i kishte parë mesazhet në Whatsapp, ai ishte zemëruar dhe kishte vendosur për ta vrarë futbollistin, gjë që e kishte bërë duke ia prerë fytin. Megjithatë, para se ta vriste, Brittes me bashkëpunëtorët e tij ia masakruan organet gjenitale.

ht kishte tentuar ta mohonte këtë akuzë, por pastaj e kishte pranuar duke thënë se e kishte vrarë pasi që Correa ia kishte përdhunuar gruan e tij, akuzë kjo e cila nuk besohet të jetë e vërtetë.

Related posts

YLLI FRANCEZ SHPALL HAZARD SI LOJTAR I PREMIER/ Olivier Giroud: Është shumë i mirë dhe shumë i fortë…

Delo.autor

Dëmtimi i Contit, Milan i zgjat kontratën Calabrias

Q.Autor

Milan në ankth, rikthehet sirena madrilene për Bonuccin

Q.Autor

Leave a Comment