Futboll Kombëtarja Sport

RENDITJA E FIFA-S/ Shqipëria mbetet në vend të njëjtë (FOTO)

Sot është publikuar renditja e fundit për muajin nëntor nga FIFA sa i përket kombëtareve të futbollit, dhe Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 60-tën.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Panucci ka 1372 pikë, një më shumë se Burkina Fasso dhe dy më pak se Bolivia në pozitën e 59-të.

Shqipëria është në pozitën e fundit të Grupit 1 në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve me vetëm tre pikë, pasi ka realizuar vetëm një fitore dhe ka pësuar tri disfata.

Sipas rregullores së UEFA-s, bien nga Liga C të gjitha skuadrat që renditen në vendin e fundit te grupet me nga 4 skuadra, si dhe vendi i tretë me renditje më të dobët. Në këtë rast merren për bazë pikët e grumbulluara me dy skuadrat e para të Grupit. Për shkak se Shqipëria ishte në grup me vetëm tri skuadra, ajo shpëtoi nga rënia në Ligën D, për shkak se pozicionohej më mirë se Mali i Zi dhe Qipro.

Related posts

Barcelona-Real Madrid, çfarë dueli për Miralem Pjanic!

Sadik.Autor

OSTENDE THELLON KRIZËN/ Sidrit Guri luan vetëm 5 minuta ndaj Club Bryzhit

Delo.autor

NJË SHQIPTAR PJESË E ATALANTËS/ Klubi e huazon në kampionatin kroat mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment