Futboll Seria A Sport

SERIA A RIFITON VËMENDJEN E MUNGUAR/ Rekord tifozësh në javën e 13-të!

Serie A rifiton vëmendjen e munguar. Në sezonin aktual numri i tifozëve në stadiume është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara, për meritë edhe të një kampionati që tashmë është më i bukur ka më shumë rivalitet dhe mbi të gjitha skuadrat janë përforcuar me emra të rëndësishëm në merkato.Java e fundit regjistroi mbi 300 mijë persona në stadiume, me një mesatare prej 30.295 tifozësh për ndeshje.

Një numër rekord që konfirmon rritjen e vëmendjes ndaj kampionatit italian.Mbrritja e Cristiano Ronaldos ka dhënë efektet e veta, Napoli është rritur, klubet e Milanos po rikthehen, rivaliteti dhe konkurrenca janë në maksimum, ndërsa ka filluar të tejmbushet dhe stadiumi “San Siro”.

Një shifër e tillë në shkallë nuk regjistrohej që nga viti 2010, është rekord absolut për tre sezonet e fundit, ndërsa trendi është në rritje. Mesatarja e mbi 30 mijë tifozëve për ndeshje regjistrohet për herë të shtatë në 10 sezonet e fundit, ndërsa është hera e parë që ky numër kalohet në fazën e parë të kampionatit. Hera e fundit ka ndodhur në javën e 11 të sezonit 2008-2009.

Mesatarja e tifozëve për ndeshje deri më tani në këtë sezon është 25.448 tifozë për ndeshje, vitin e kaluar ishte 24.634, ndërsa para dy vitesh prekte shifrën e 21.415 tifozëve për ndeshje.Ndeshja me më shumë tifozë e javës së fundit ishte Inter-Frosinone (63.645 tifozë), e ndjekur nga Napoli-Chievo (44.408 tifozë) dhe Juventus-Spal (41.052 tifozë).

Related posts

Golat më të bukur me roveshatë në historinë e futbollit, në mes tyre edhe një shqiptar

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË NË MERKATO/ Van Basten: Pas vitit tim të parë tek Milan…

Delo.autor

ÇËSHTJA E SHIRITIT/ Ironizon “Bild”: A nuk KA PROBLEME të tjera ITALIA që merret me…

Isa.Autor

Leave a Comment