Futboll Premier League Sport

RINOVIM PËR RAHEM STERLING/ Tani është anglezi më i paguar

Rahem Sterling do të bëhet shumë shpejt futbollisti më i paguar anglez, pasi ka rënë dakord që të rinovojë kontratën e tij me klubin e Mançester Sitit. Sipas mediave britanike, futbollisti ka akordin verbal me klubin për të nënshkruar për 5 vitet e ardhshme me të, duke pësuar një rritje të ndjeshme të pagës për t’u kthyer ndër lojtarët që përfitojnë më shumë dhe anglezi me rrogën më të lartë.

Futbollisti përfitonte 180 mijë paund në javë, por sipas informacioneve të para, rroga e re e sulmuesit anglez do të jetë 300 mijë paund në javë, një lëvizje padyshim e mirë për të por edhe për Guardiolën i cili kishte bërë të ditur se do të “blindonte” lojtarët për të ardhmen e klubit.

Sipas të njëjtave burime, rroga e tij dhe të ardhurat nga bonuset dhe e drejta e imazhit, do të bëjnë që lojtari të kalojë 100 milionë paund fitime në karriere pa mbushur 25-vjeç. Negociatat me 23-vjeçarin kishin filluar prej javësh, por lojtari ka pranuar kushtet e vendosura nga klubi vetëm këto ditë, duke u bërë gati të zyrtarizojë gjithçka në javët e ardhshme.

Related posts

COPA DEL REY/ Pas një asist nga ylli Griezmann, De Jong zhbllokon sfidën për Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Ditë nderimesh/ Presidenti Putin shpërndan dekoratat për heronjtë e Botërorit

Isa.Autor

SERIA A/ Ja plani i Spalletti-t për të prishur hegjemoninë e Juve-s!

Sadik.Autor

Leave a Comment