Futboll Seria A Sport

“RRACIZMI ËSHTË NJË INJORANCË”/ Rrëfehet Mesfushori Pjanic: Më pëlqen mënyra sesi luaj, mosha nuk…

Miralem Pjaniç është një nga lojtarët më të mirë te Juventusi, i cili po tregon një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni.

Boshnjaku duke si një lojtar tjetër nga ai i sezonit të kaluar, kur në drejtimin e bardhezinjve ishte Alegri.

Mënyra e lojës së Sarrit duket se i ka bërë mirë mesfushorit, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur se me trajnerin e ri është përshtatur shumë mirë: “Futbolli modern i përshtatet karakteristikave të mia. Kam pasur një ndryshim rrënjësor, por kjo varet edhe nga trajneri. Ai është kreu i grupi, dhe duhet të vazhdojë me idetë e tij, për të mirën e ekipit. Unë jam duke kaluar një periudhë shumë të mirë, dhe më pëlqen mënyra sesi luaj.

Përpiqem të përmirësoj veten gjithmonë. Mosha nuk ka rëndësi fare, nëse jeni profesionist atëherë ajo është thjesht një detaj. Nëse jetoni me ambicien për të bërë diçka më të mirë, ju e gjeni një stimul. Racizmi? Ndiej zemërim dhe pikëllim, racizmi është një injorancë. Është e nevojshme që të merren ndëshkime shembullore, në mënyrë që të tilla skena të mos ndodhin më.”, u shpreh Pjaniç.

Related posts

VIDEO/ Portieri bën të pamundurën, qëllon me top kameran sipër stadiumit

Q.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus mendon për sulmin, “Zonja e Vjetër” ka 3 vetaranë gati për Pirlon

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares mbyll aventurën me skuadrën bjelloruse, pritet firma me…

Delo.autor

Leave a Comment